Kuvendi zgjedh anëtarët e KLP dhe KLGJ
Zgjidhen anetarët e KLGJ dhe KLP nga nënkomisioni ad hoc në Kuvend duke përmbushur një moment të rëndësishëm të reformës në drejtësi. Përmes shortit nënkomsioni i Kuvendit ka zgjedhur nga 5 anëtarë për secilin nga Këshillat. Kështu për anëtarë të KLGJ dhe KLP janë zgjedhur:
KLGJ: Altin Hazizaj, Erion Muharremaj, Ilir Panda, Arben Vani dhe Sokol Lamaj.
KLP: Kozma Jano, Floreta Gjini, Eneida Sema, Alfred Balla dhe Mirela Bogdani.
Në përfundim deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashki tha se kjo është një listë e majtë për këshillat. Shorti nuk e shmnagte dot këtë problem, pasi që më herët janë shkelur rregullat e parashikuara në ligj nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit. Janë këta që do të zgjedhin Prokurorin e Përgjithshëm dhe SPAK-un më pas, ndërkohë që nuk kanë përmbushur kriteret për të qënë në këto këshilla, përfundoi Bylykbashi. Pas këtij momenti lista do t’i përcillet parlamentit për votim.