Albspirit

Media/News/Publishing

Ministrja e Drejtësisë reagon për vrasjen e studentes së Juridikut

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka reaguar për vrasjen e studentes së Juridikut, Ariela Murati. Në një postim në Twitter, Gjonaj shkruan se jeta e një vajze u pre në mes nga dora gjakatare e një burri, ndërsa bën thirrje që të gjithë të mobilizohemi për mbrojtjen e jetës së grave.

“Tragjike! Jeta e një vajze u pre në mes nga dora gjakatare e një burri! Ariela Murati, studentja e Fakultetit të Drejtësisë, një tjetër viktimë e dhunës në shoqërinë shqiptare. Të gjithë bashkë, të mbrojmë dhe përkrahim çdo grua në situatë dhune #NdalKrimit #PërqafoJetën”, shkruan ministrja në Twitter.

Please follow and like us: