Nuk ke përse bëhesh k*rvë që të jesh e famshme
Nuk ke pse të bëhesh k***ë që të bëhesh e famshme! Me këto fjalë i është drejtuar aktorja 68-vjeçare Bette Midler këngëtares Ariana Grande pas performancës së kësaj të fundit në “AMA”.
“Është idiotësi që të dalësh e të çirresh me atë zë dhe të bësh akrobacira që të bëjnë të dukesh qesharake. Nuk e di kush e mëson t’a bëjë këtë, por duhet të ndalet “, ka thënë Midler.
“Megjithatë unë nuk jam mamaja e saj apo menaxheri që t’a mësoj si të sillet. Atë ashtu e kanë mësuar. Seksi shet, gjithmonë ka shitur”, tha aktorja Midler.
Kur u pyet nga gazetarët se çfarë këshille do t’u jept të rinjve që duan të bëhen yje të muzikës dhe ekranit, Midler tha “Besojini talentit tuaj, nuk keni pse të bëheni k***a që të bëheni të famshme!”