Albspirit

Media/News/Publishing

Përfundon takimi i dytë i bisedimeve Shqipëri-Greqi

Në Shqipëri ka përfunduar sot raundi i dytë i bisedimeve mes ministrit të Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati dhe homologut të tij grek Nikos Kotzias të cilat kanë si synim zgjidhen e një sërë çështjesh dypalëshe të mbetura pezull.

Ashtu si dhe në përfundim të takimit të parë në Kretë, të dy ministrat e Jashtëm kanë shpërndarë një deklaratë të përbashkët me terma të përgjithshëm për ecurinë e takimit. Ata shprehen se “është bërë përparim thelbësor drejt arritjes së zgjidhjeve të qëndrueshme dhe afatgjata për çështjet e pazgjidhura, në përfitim reciprok të të dy vendeve dhe qytetarëve të tyre, në përputhje me vlerat dhe normat evropiane”, ndërsa përsëritën angazhimin “për të ndjekur më tej dialogun në të gjitha nivelet në muajt në vijim”.

Një ditë më parë gjatë një prononcimi të shkurtër ministri Bushati saktësoi se bëhet fjalë për bisedime të vështira duke qenë se temat në tryezën e bisedimeve rrokin probleme të shtrira në kohë. Megjithatë ai u shpreh optimist për ecurinë e dialogut.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë shoqëruar prej kohësh me ulje ngritje të theksuara. Mes palëve qëndrojnë problem të hershme dhe të reja, që nga mbajtja formale në fuqi nga ana e Greqisë e ligjit të luftës, çështja came, apo dhe ajo e përcaktimit të kufirit detar mes dy vendeve.

Please follow and like us: