Takimi Bushati- Kotzias, ministria e Jashtme Greke: Kemi hedhur hapa të rëndësishëm
Greqia ka reaguar sot lidhur me frytet e takimit treditor të ministrave të Jashtëm Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushati. Në një deklaratë me nota pozitive, Ministria e Jashtme e Greqisë është shprehur se po merret një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të varrezave e ushtarëve grekë që ranë në luftën italo-greke 1940-1941.
Sipas kësaj deklarate çështja e varrezave për ushtarët e rënë të Greqisë u diskutua edhe në negociatat e mbajtura në Kretë nëntorin të kaluar.
Palët kanë rënë dakord dhe janë duke u bazuar në një kornizë kohore, për zbatimin e plotë të marrëveshjes përkatëse, në mënyrë që kjo çështje të zgjidhet në mënyrën më të mirë të mundshme.
“Ne mirëpresim përgjigjen e qeverisë shqiptare për këtë kërkesë të thjeshtë, që tregon se dialogu dhe bashkëpunimi është në një frymë konstruktive dhe të hapur mund të çojnë në zgjidhjen e dallimeve dhe në krijimin e perspektivave pozitive në marrëdhëniet midis vendeve të rajonit dhe popujve.
Ministria e Punëve të Jashtme do të vazhdojë të punojë me përgjegjësi për të mbrojtur interesin kombëtar, duke kultivuar rregullat e fqinjësisë së mirë dhe kushtet për dialog, me qëllim të ndërtimit të së ardhmes së përbashkët evropiane që meriton rajonin tonë”, thuhet në deklaratëne Ministrisë së Jashtme Greke.