Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasada e SHBA-elitës politike në Kosovë: Dorëzohuni nga përpjekjet për shfuqizimin e Speciales

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur me vota anonime ta dërgoj në Qeverinë e Kosovës nismën për Shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Pas këtij vendimi, ambasada amerikane ka kundërshtuar përsëri propozim ligjin dhe çdo përpjeke për ndryshimin dhe shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Ambasada amerikane apelon tek institucionet, deputetët dhe udhëheqësit partiak që të braktisin çdo ide për shfuqizimin apo rinegocimin e çfarëdo aspekti të Ligjit për Gjykatën Speciale.
“Apelojmë te udhëheqësit e organeve institucionale, udhëheqësit partiakë, dhe deputetët e Kuvendit, që të braktisin çdo ide për shfuqizimin apo rinegociimin e çfarëdo aspekti të Ligjit për Dhomat e Specializuara. Ne kundërshtojmë projektligjin që është në shqyrtim e sipër dhe çdo përpjekje për të ndryshuar Dhomat e Specializuara në çfarëdo mënyre”, thuhet në përgjigjen e ambasadës për portalin arbresh.info.

Please follow and like us: