Berisha: Protesta e së shtunës do të jetë leksioni më i hidhur për Ramën
Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme, në studion e lajmeve në Ora news, për të komentuar ngjarjet me të fundit politike. Gjithashtu Berisha foli dhe për protestën që pritet të mbahet në datën 27 janar, por fli dhe për protestën e banorëve të Vërrisë kundër inceneratorëve të mbetjeve.
Pjesë nga deklaratat e Berishës
Ne presim që qytetarët shqiptarë ti japin Ramës leksionin më të merituar. Ne presim që qytetarët shqiptarë të dëshmojnë para shqiptarëve dhe botës papajtueshmërinë e tyre me situatën dramatike të korrupsionit të papërmbajtur të narkoshtetit që vendos sot në të gjitha nivelet e këtij shteti. Në presim një vetëdije qytetare për të dalë nga kjo rrokullosje e madhe e cila ndër të tjera ka mungesën e shpresës së shqiptarëve. Berisha më tej tha se kjo protestë do të jetë leksioni më i hidhur për Edi Ramën dhe këtë leksion do t’ia japin vet qytetarët. Së shpejti do të ketë dokumente ku del Edi Rama si lukuni pas plehrave.