Albspirit

Media/News/Publishing

Dekreti i 1995/Si ia hoqi Berisha dekoratat dajës së nënës së Edi Ramës

Janë publikuar  foto të një dokumenti të vitit 1995, ku Presidenti i asaj kohe, Sali Berisha,ka firmosur dekretin për heqjen e medaljeve dhe dekoratave për ish-nomeklaturën komuniste. Këtë akt ai e ndërmori pasi një tjetër kontigjent ish-byroistësh dhe udhëheqësish të lartë komunistë, e kishte çuar pas hekurave. Në dekret thuhet se ky vendim merret për shkak të krimeve dhe gjenocidit të ushtruar ndaj popullit shqiptar. Mes emrave është dhe ai i Spiro Kolekës, i njohur si daja i kryeministrit aktual, Edi Rama, por që në fakt nuk është pastërtisht i tillë. Më saktë është daja i të ëmës, Anetës. Dokumenti mban datën 13 shkurt 1995 dhe në listë përfshihen 8 prej ish-anëtarëve të lartë të Byrosë Politike: Enver Hoxha, Haxhi Lleshi, Nexhmije Hoxha, Hysni Kapo, Shefqet Peçi, Gogo Nushi, Haki Toska dhe Spiro Koleka.

 

Please follow and like us: