Albspirit

Media/News/Publishing

Filmonte marredheniet intime dhe kercenonte te dashurat

Carl Hirschmann, playboy i njohur zvicerian, anetar i nje prej familjeve me te fuqishme te Zyrihut, eshte arrestuar ne nje suite te “Dolder Grand”, hoteli luksoz zvicerian i cili ishte bere se fundmi banesa e tij e dyte.

Fillimisht i ftonte “prete” e tij ne nje dhome te rezervuar ne “Saint Germain”, lokal nate ne pronesine e tij dhe pasi i kishte joshur i conte ne hotel dhe filmonte marredheniet seksuale me to. Me pas vajzave u tregonte fotot dhe u bente shantazh.

Por ngjarja duket se nuk ka befasuar opinionin publik zviceran, Hirschmann ne te shkuaren e tij kishte pasur probleme me ligjin dhe gjithnje per histori qe lidheshin me seksin.

Ne te shkuaren dhjetra vajza e kane denoncuar per ngacmim seksual, por duke u ofruar shuma te medha parash, ato terhiqnin denoncimet.

Por kete here duket se fuqia e parave nuk ka mjaftuar.

Nje modele emri i te ciles nuk eshte bere publik, e ka denoncuar ne policine zvicerane duke treguar historine e filmimeve hard.

Ne 2003 Hirschmann ka pasur marredhenie edhe me Paris Hilton, trashegimtarja me e famshme e planetit.

Mes lidhjeve te tij edhe top modelja izraelite Bar Refaeli, aktorja amerikane Tara Reid dhe ish-Miss Zvicra, Whitney Toyloy.

Please follow and like us: