Albspirit

Media/News/Publishing

Musolini, agjent i Anglise ne 1917

Eshte e pabesueshme qe nje prej njerezve me gjakatare te shekullit XX, nje prej atyre qe i shpalli lufte pa kushte Anglise, ka punuar pikerisht per Londren. 100 sterlina ne jave.

Kjo ishte paga qe Benito Musolini perfitonte nga sherbimet sekrete britanike per te dhene informacione ne Londer ne vitin 1917. “Ajo shume mund te barazohet me 6 mije sterlina sot”, thote proferori i Universitetit te Kembrixhit, Peter Martland.

Ducja, ishte nje nga ata njerez qe punonte per Londren kunder vendeve te boshtit qendror. “Nese do kishte fituar Gjermania, tani nuk do diskutonim per kete teme”, shprehet historiani. Ne vjeshten e vitit 1917 fati i Luftes I Boterore varej ne fije te perit. Rusia pushoi luften ndaj Gjermanise, ndersa gjendja ne mbare Europen ishte e mjeruar pasi Anglia dhe Gjermania ishin dy shtetet e vetme qe iu kundervune Gjermanise dhe Austrise ne ate periudhe.

Por Londra duhej te bente gjithcka qe edhe Italia te rreshtohej ne krahun e tyre. “Ekzistonte frika se qeveria italiane pas Caporetto-s do perballej me revolta paqesore”, shton Martland. Britaniket kishin ne Rome gjeneralin Samuel Hoare, i cili organizoi nje rrjet prej qindra agjentesh. Atij i rekomandoi dikush gazetarin Benito Musolini. Shefi i tij ne Londer, Sir George Macdonagh e kundershtoi propozimin por kembengulja e Hoare e futi Ducen ne radhet e sherbimeve britanike.

“Ma lini mua ne dore per te shperndare protestat e pacifisteve ne Rome”, i tha Musolini gjeneralit pasi arriti marreveshjen me te. “Nuk e di nese Musolini i perdori parate per te mbajtur gazeten qe kishte hapur apo i shpenzoi me mikeshat e tij”, thekson Martland. Kjo histori ishte prekur shume pak, por me botimin e librit prej 1 mije faqesh per historikun e Sherbimeve Sekrete Britanike, doli ne siperfaqe edhe aventura e diktatorit Benito Musolini, i cili ne Luften II Boterore u be nje nga armiqte me te medhenj te Britanise se Madhe, vend per te cilin kishte punuar pak vjet me pare.

Please follow and like us: