Ndërhyrja ruse në zgjedhjet e SHBA, merret në pyetje prokurori Sessions
Prokurori i Përgjithshëm amerikan, Jeff Sessions është marrë në pyetje nga hetuesit e këshilltarit special, Robert Mueller, lidhur me çështjen e bashkëpunimit të Rusisë me udhëheqësir e fushatës së Trump, në zgjedhjet e vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara.
Zëdhënësja e Departamentit të Drejtësisë,e ka konfirmuar për BBC-në se takimi ka ndodhur javën e kaluar.
Sessions është anëtari i parë i kabinetit të presidentit Trump që është marrë në pyetje.
Ish-drejtori I FBI-së, Robert Mueller është duke udhëhequr hetimet rreth ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e vitit 2016 dhe për atë nëse drejtori i shkarkuar i FBI-së James Comey, ka bërë përpjekje për të penguar hetimet e agjencisë në çështjen ruse.
Sipas raportimeve të mediave amerikane, intervista me Sessions ka zgjatur disa orë.
Lidhur me këtë çështje, 17 agjenci të inteligjencës amerikane kanë arritur në përfundimin se Rusia ka synuar të ndihmojë Trump që të fitojë zgjedhjet, mirëpo ende nuk është vërtetuar nëse zyrtarët e fushatës së Trumpit kanë bashkëpunuar me Kremlinin.
Trump i ka hedhur poshtë këto supozime disa herë.
Ish-drejtori i FBI-së, Mueller, dhe tri komitete të ndryshme kongresionale janë duke hetuar supozimet për ndërhyrjen ruse dhe ndonjë bashkëpunim eventual.