Princi i Arabisë bleu pikturën e Krishtit për 450 milionë dollarë
Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman, është blerësi i një pikture të Leonardo da Vincit, që u shit në ankand për një shumë rekorde prej 450.3 milionë dollarësh amerikanë muajin e kaluar, sipas shërbimeve sekrete amerikane, dhe një figure saudite të artit botëror, me njohuri për blerjen.Zbulimi për blerësin e pikturës së Jezus Krishtit, e titulluar “Salvador Mundi” (shqip: “Shpëtimtari i botës”), ofron një pasqyrë të rrallë të një rivaliteti brenda dy vendeve të Gjirit Persik, për blerjen e disa prej kryeveprave të artit botëror. Princi Bader bin Abdullah bin Mohammed, një figurë më pak e njohur dhe kushëri i largët i Princit të Kurorës, ka ofruar më së shumti para në ankandin e mbajtur në nëntor në Nju-Jork, ka thënë figura saudite e artit botëror, duke theksuar se “ai ka vepruar si ndërmjetës për MBS”.