Rrëfimi i Enxhi Shkirës: Një femër e njohur ka dashur të më prezantojë me meshkuj të mëdhenj në moshë
Sonte në emisionin ‘Opinio’n është folur për ngacmimet seksuale në Hollywood dhe kryesisht për skandalin që plasi së fundmi me producentin Weinstein.
Mes të ftuarve në panel ishte edhe Enxhi Shkira e cila e pranoi se ishte ngacmuar në ambientet e punës. Ajo tha se ishte tepër e vogël kur kishte shkelur në televizion për të punuar dhe ka hasur një situatë e cila e ka traumatizuar.
“Një person i njohur, femër madje, ka dashur që për hir të famës të bënim gjëra të pa hijshme. Të na prezantonte me njerëz më të mëdhenj në moshë, kjo gjë më ka terrorizuar, ajo kërkonte të bënin gjëra të pa hijshme me meshkujt të mëdhenj dhe në këmbim të kësaj merte përfitime e sponsorizime. Kur të jem shumë e fuqishme unë do ta them kush është. Unë kam qenë 14 vjeç dhe unë jam terrorizuar dhe jam tërhequr nga ëndrra ime për televizionin rreth 10 vite”. /OPINION.AL©