Shfaq foto lakuriq të gruas për të dhënë një mesazh të madh
Një biznesmen i njohur australian i martuar me një prej modeleve të përmasave XXL më të njohur në botë, ka publikuar foto nudo të gruas së tij. Nick Holliday, bashkëshorti i Tess Holliday ka shpërndarë imazhet bardhë e zi të gruas së tij.
Nick shkroi në Instagram të dielën:
Gratë meritojnë respekt, edhe kur janë krejtësisht të zhveshura edhe kur mbulohen nga koka të këmbët. Unë jam shumë i fiksuar për të ecur para, dhe kam punuar fort për këtë foto të realizuar disa javë më parë, për ta publikuar sot. Në trupin dhe fytyrën e saj nuk kam bërë asnjë lloj editimi”. Tess, modelja 32-vjeçare e cila ka përmasat XXL ka fituar famë pasi e pranoi hapur trupin e saj. Ajo është martuar me biznesmenin australian në vitin 2015 dhe kanë bërë një djalë. Ylli i modelingut publikon vazhdimisht foto të familjes së saj, si dhe foto me mbishkrime që kanë inspiruar një numër të madh femrash të këtyre përmasave në të gjithë botën.