Shkarkoi nga interneti 24 kenge, gjobitet 1.9 mln dollare
Jammie Thomas-Rasset 32 vjecarja nga Minesota eshte shpallur fajtore dhe eshte gjobitur per shkarkim te paligjshem te muzikes nga interneti. Per secilen kenge te vjedhur ajo u gjobit me 80 mije dollare duke arritur ne nje total gjobe prej 1.9 milion dollaresh per 24 kenge qe kishte shkarkuar. “Klientja ime eshte e shokuar dhe ne fund te fundit ato kenge vlenin vetem 99 cent per cope. Ajo do te apeloje ceshtjen”- tha avokati i Jemmie Joe Sibley.
Please follow and like us: