Shqiptaro-amerikani që ka qenë pjesë e misionit “Apollo 11” në Hënë
Ambasada Amerikane me anë të një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur shqiptarin e parë që ka shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i cili ka marrë pjesë në misionin “Apollo 11”. Ai është Vilson Kokalari, inxhinieri me origjinë shqiptare i cili ka qenë pjesë e rëndësishme e misionit të parë në hënë, “Apollo 11”. Ambasada Amerikane shkruan se Vilson Kokalari, lindi në Gjirokastër dhe emigroi në SHBA në moshën 1-vjeçare. Sipas ambasadës Kokalari ishte ai që shkroi udhëzuesin që ndihmoi astronautët e “Apollo11” që të zbrisnin anijen kozmike në tokë në mënyrë të sigurt. A e dini se një shqiptaro-amerikan ka qenë pjesë e misionit të Apollo 11 në Hënë? Vilson Kokalari u lind në Gjirokastër dhe emigroi në Shtetet e Bashkuara në moshën 1-vjeçare. Si inxhinier, Vilson Kokalari luajti një rol të rëndësishëm në misionin Apollo 11. Ai ndihmoi në koordinimin e zbritjes së Apollo 11, por gjithashtu shkroi edhe udhëzuesin që ndihmoi astronautët e Apollo 11 të zbrisnin anijen e tyre kozmike. Fotoja tregon qendrën e komandës të NASA-s në momentin e nisjes.