Albspirit

Media/News/Publishing

U hodhi letra higjenike gjyqtareve, denohet me 31 vjet

Gjate seances ne Gjykaten e Santa Monica-s ne Kaliforni ku po gjykohej per vjedhje, 31 vjecari ka nxjerre nje tufe me letra higjienike duke i hedhur ne drejtim te avokateve te tij dhe jurise. Por kete gjest ai do ta paguaje shtrenjte, sepse do kaloje me shume se cerek shekulli prapa hekurave. Ngjarja ndodhi gjate muajit janar por denimi per te eshte dhene vetem ditet e fundit. Gjykatesi Frank Brown denoi shtetasin Weusi McGowan per vjedhjen dhe hedhjen e letrave higjienike ndaj pjesetareve ne gjyq. Avokatet kane reaguar menjehere duke thene se klienti i tyre vuan nga crregullime psikike, por tashme nje fakt i tille mund t’u hyje ne pune vetem gjate apelimit te ceshtjes.

Please follow and like us: