U pushua nga puna per shkak te bukurise, fiton gjyqin
Ndonjehere bukuria te le edhe pa pune. Kjo i ka ndodhur anglezes Amitjo Kajla e cila u pushua nga puna ne qelite e paraburgimit per shkak te bukurise se saj. Por pasi e ka cuar ceshtjen ne Gjykaten e Birmingamit me akuzen e diskriminimit seksual, ajo ka fituar dhe tashme pret te rikthehet ne vendin e punes. 22 vjecarja punonte ne burgun e “Brinsford Young Offender’s Institution” ne afersi te Wolverhampton nga ku u largua ne prill te vitit 2008 me arsyen e familjarizimit te tepert me te burgosurit, por edhe per veshjen ne menyre provokuese.
“Jam shume e lumtur per vendimin e gjykates. Gjithcka kam bere ka qene konform rregullave te sherbimit te paraburgimit pasi i kam trajtuar te gjithe te burgosurit me respekt. Gjithashtu jam shume e lumtur per denimin e veprimit te ketij institucioni.
E gjithe kjo histori ka qene shume stresuese per mua dhe dua te falenderoj te gjithe ata qe kane thene te verteten ne gjykate”, shprehet bukuroshja Kajla.