Albspirit

Media/News/Publishing

Vuçiq: Kosova, kushti kryesor për të hyrë në BE

Rruga në Bashkimin Evropian çon edhe përmes përcaktimit të qartë të kufijve tanë, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Duke folur për mediet serbe në lidhje me euro-integrimet, Vuçiq tha se Serbisë “nuk do t’i lejohet hyrja në BE pa zgjidhje të qartë të çështjes së kufijve”. “Kur do ta zgjidhim, është çështje tjetër. A duam ta zgjidhim ose jo? Populli do të duhet të thotë në një referendum se çfarë mendon”, tha Vuçiq. Ai vuri në dukje se ambasadori i ri i Francës në Beograd i ka thënë atë që është e njohur – se Serbia do të duhej të bëjë marrëveshje ligjërisht të detyrueshme me Kosovën, e cila parashikon zgjidhje të çështjes së kufirit. Vuçiq tha se konfliktet me shqiptarët “nuk kanë shanse dhe lumturi”.
Serbia, me Kushtetutë, e konsideron ende Kosovën pjesë të saj.

 

Please follow and like us: