6 bizesmenëve u bie Tavani, arrestohen për evazion fiskal
Me kërkesë të prokurorit Ndini Tavani, gjykata e Tiranës ka vendosur 11 masa arresti të përfshirë në një skemë mashtrimi me pagesën e TVSH-së. Në pranga janë vënë 6 biznesmenë ndërsa 5 persona janë ende në kërkim.
Personat për të cilët është dhënë masa e arrestit dyshohen se përmes një skeme mashtruese me TVSH i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 9 milionë dollarë. Biznesmenët e arrestuar janë: Dhimitraq Çelo; Bujar Morataj; Shkëlqim Hasani; Ruzhdi Murataj; Nevroz Lami dhe Indrit Sulaj.
Ndërsa në kërkim janë shpallur shtetasit: B.Gj, M.M, A.B, S.K dhe E. Sh.
Gjatë muajve Tetor–Dhjetor 2017, prokuroritë e Rretheve Gjyqësore në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, zhvilluan një hetim me qëllim goditjen e veprave penale në fushën e tatim-taksave. Tatimet njoftuan disa ditë më parë se në prokurori janë referuar dosje për 54 subjekte tregtare, me 72 autorë. Në lidhje me këto dosje priten të tjera arrestime.