Apeli i Durrësit liron nga burgu Durim Keçin
Vetëm tre muaj ka qëndruar në qeli i shumëkërkuari i drejtësisë italiane, Durim Keçi. Gjykata e Apelit në Durrës ka vendosur dy ditë më parë të pranojë kërkesën e avokatit mbrojtës të Keçit duke e liruar nga burgu. 42-vjeçari Keçi u arrestua më 11 tetor të vitit të kalur, me qëllim ekstradimin drejt Italisë dhe ishte gjykata e Shkallës së Parë që e la në burg, deri në vendimin më të fundit.
Emri i tij u kthye në një mollë sherri për opozitën dhe mazhorancën, pasi ai herë u pa në foto krah kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako dhe herë në “Çadrën e lirisë”, të ngritur nga Lulzim Basha. Keçi është dënuar nga Gjykata e Genovas me 9 vjet e 7 muaj e 22 ditë burg për veprat penale, “Dhunë, kërcënim”, “Shkatërrim prone me pasoja të rënda”, “Trafikim të lëndëve narkotike”, ” Krime me armë kundër personit”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.