Skip to content
- Ajo ishte e gatshme të mohonte ekzistencën e hapësirës dhe kohës, më shumë se sa ta pranonte se dashuria mund të mos jetë e përjetshme.
– Simone de Beauvoir
- Është e lehtë të biesh në dashuri. Pjesa e vështirë është gjetja e personit që do ta shkaktonte atë.
- – Bertrand Russell
- Në dashuri, ne shpesh e dyshojmë atë që më së shumti e besojmë.
– François de La Rochefoucauld
- Secila dashuri, sado qiellore që mund të duket, rrënjët e saj i ka në instiktin seksual.
– Arthur Schopenhauer
- Dashuria është emri për përpjekjen tonë për plotëni, për dëshiron tonë për të qenë komplet.
– Platoni
- Gravitacioni nuk është përgjegjës që njerëzit bien në dashuri.
– Albert Einstein
- Oh, dashuria nuk është këtu për të na bërë të lumtur. Unë mendoj se ajo ekziston për të na treguar se sa shumë mund të durojmë.
– Herman Hesse
- Sa më shumë që ke sukses në dashuri, aq më shumë do të bindesh në ekzistencën e Zotit dhe në pavdekshmërinë e shpirtit.
– Fyodor Dostoevsky
- Dashuria e vërtetë nuk e njeh thellësinë e saj deri në momentin e ndarjes.
– Kahlil Gibran
- Dashuria është një gjendje në të cilën njeriu i sheh gjërat ashtu siç ato nuk janë.
– Friedrich Nietzsche
- Dashuria pushton çdo gjë, prandaj le t’i nënshtrohemi dashurisë.
– Virgil
- Ata që është më së vështiri për t’i dashuruar, kanë më së shumti nevojë për të.
– Socrates
- E dini që jeni të dashuruar kur nuk mund të flini, sepse më në fund realiteti është më i bukur se sa ëndërrat e juaja.
– Dr. Seuss
- Kur dashuroni, ju dëshironi të bëni diçka për të. Dëshironi të sakrifikoni për të. Dëshironi t’i shërbeni asaj.
– Ernest Hemingway
- Një grua e njeh fytyrën e burrit që e dashuron, ashtu siç detari e njeh detin e hapur.
– Honore de Balzac