Albspirit

Media/News/Publishing

Djegia e fotografise të Khameneit; protesta të personave të plaçkitur dhe hamallët e varfër kurdë

Për të frikësuar dhe shpërndarë turmën, agjentët kriminelë të zbatimit të ligjit shtypën me makinë një grua që po protestonte kundër plaçkitjes së depozitave të saj. E njëjta metodë kriminale u krye në Ahwaz gjatë ditëve të para të kryengritjes gjatë së cilës kriminelët e regjimit shtypën njerëzit me një kamion.

2 Të njëjtën ditë, në Ahwaz, fermerët e privuar, tokat e të cilëve ishin plaçkitur nga premtimet e rreme të regjimit, protestuan para kompanisë Amir Kabir Sugarcane Development në Ahwaz. Kërkesa e tyre ishte të punonin në tokat e tyre që ishin plaçkitur. Rojet anti-trazira i sulmuan ata me shkopinj gome.

  1. Gjithashtu, një numër punëtorësh nga komuna e Mahshahrit u mblodhën perpara bashkisë së qytetit në shenjë proteste për mospagimin e pagave të tyre mujore.
  2. Vazhdon protesta e një grupi punonjësish në fabrikën Kurde në Malayer, e cila filloi javën e kaluar në protestë per mospagimin qe prej gjashtë muajsh te pagave të prapambetura dhe mospagimit te dhuratës per 2017-2017.

Të enjten, më 18 janar, protesta nga njerëz të privuar dhe të shtypur vazhdoi në pjesë të ndryshme të vendit:

  1. Të rinjtë e guximshëm të Qumit dogjën një fotografi të madhe të Khameneit në bulevardin Hamza pranë pompës së gazit Parsian.
Please follow and like us: