Dostojevski, thënie të famshme
Sa më shumë që e dua njerëzimin, aq më pak e dua njeriun në veçanti. Në ëndërrat e mia, unë shpesh bëjë plane për t’i shërbyer njerëzimit, dhe ndoshta unë do të mund të përballesha edhe me kryqëzim, nëse papritur do të ishte e nevojshme.
Sidoqoftë, unë jam i paaftë për të jetuar bashkë me dikë në një dhomë, qoftë kjo edhe për dy ditë. Këtë e di nga përvoja. Për aq kohë sa dikush është afër meje, personaliteti i tij më shqetëson dhe ma kufizon lirinë.
Brenda 24 orëve unë filloj ta urrej edhe njeriun më të mirë; njërin ndoshta sepse ai e zgjatë shumë darkën e tij, tjetrin për shkak se është i ftohur dhe vazhdimisht teshtin me hundën e tij. Unë bëhem armiqësor me njerëzit në momentin që ata më afrohen.
Por gjithmonë kështu më ka ndodhur, që sa më shumë që i urrej njerëzit individualisht, aq më shumë e dua njerëzimin në përgjithësi.
Fyodor Dostojevski, “Vëllezërit Karamazov”