Albspirit

Media/News/Publishing

Dunavatasi më i vjetër në Gjirokastër, 100-vjeçari tregon sekretet e një shekulli jetë

Burri më i vjetër në Gjirokastër është Tomorr Kotroçi, i cili sot feston 100 vjetorin e lindjes. Kotroçi është nga lagjia Dunavat i Gjirokastrës dhe ka mbushur plot 1 shekull jetë. Rrugën nga shtëpia për në majë të Dunavatit e ka bërë gjithnjë në këmbë. Ai nuk mban mend të ketë vuajtur ndonjëherë nga ndonjë sëmundje, ndërsa gripin e kalonte vetëm me raki të përvëluar e me limon te shtrydhur, se ilaçet nuk i ka preferuar asnjëherë. “Gjirokastra online” shkruan se ai njeh fije për fije të gjitha bimët e çajrat e “Malit te Gjerë”, shëtitur me këmbë e me mushka, salepin kokërr që e bluan për dimër, ilaç për të zbutur grykën dhe gjoksin e mban hapur dhe në mes të dimrit. Në moshë të re gjatë luftës Tomorri ka luftuar përkrah partizanëve. Ndërkohë me sistemin komunist ka patur disi probleme që nuk e lejonin të mbante bagëti. Megjithatë nuk hiqte dore. Sa ulej propaganda dhe fushata, nxirrte 2 a 5 kokë bagëti të imta dhe i kulloste. Kur shtrëngohej litari, i therte e me pas, për t`i mbajtur për gjithë vitin, në një anë të shtëpisë hapi një tunel, ku dhe i strehonte. E dinte ai dhe familja. Pas viteve ’90, Tomorri mbështeti demokracinë dhe mori në Gjirokastër një dyqan të vogël ku punoi me vite me radhë. Nga sot, 100 vjeç, e më tej, Tomorr Kotroçi do merret me punë, do vazhdojë te grijë duhan në pllakën e drunjtë me bixhakun e jetës, të mbajë ”periz”, etj.

Please follow and like us: