Albspirit

Media/News/Publishing

Fshatarët e shpronësuar u përleshën me regjimin, tubimet e protestave vazhdojnë në qytete të ndryshme

Të dielën, më 21 janar, protestat e njerëzve të shpronësuar vazhduan në qytete të ndryshme të vendit:

  1. Fshatarët e distriktit Ismailieh të Ahvazit u mblodhën për të dytën ditë duke kërkuar të punonin në tokën e tyre bujqësore, të marrë nga regjimi i mullahëve. Policia dhe agjentët e shërbimeve sekrete rrethuan dhe sulmuan protestuesit, gjë që çoi në përplasje dhe një numër protestuesish u plagosën. Fermerët kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur që toka t’u kthehet, duke paraqitur dokumentet e tyre të pronësisë, ndërsa regjimi jo vetëm që nuk kthen i tokat, po edhe refuzon t’i punësojë ata në tokën e tyre dhe punëson punëtorë joautoktonë me paga shumë të ulëta.
  2. Punëtorët e “Pars Paper” të Haft Tappeh në Shoush vazhduan grevën e tyre për të dytën ditë, në shenjë proteste për uljen e pagave, për moszbatimin e planit të klasifikimit, për vendosjen e kontratave direkte dhe për shkarkimin e menaxherit dhe drejtorit administrativ. Në manifestimin e protestave të djeshme, punëtorët brohorisnin: “Ju, ISIS, lëreni Parsin të lirë”.
  3. Fermerët e shpronësuar të Naqadehut u mblodhën para uzinës së Azar Sugar për të protestuar për kërkesat e tyre që ende nuk janë përmbushur. Autoritetet e regjimit nuk paguajnë çmimin e prodhimeve të tyre, pasi të gjithë fermerët duhet t’i shesin prodhimet e tyre në fabrikë.
  4. Punëtorët e dalë në pension të Kian Tyre u mblodhën para Ministrisë së Industrisë dhe Minierave në Teheran për të protestuar për kushtet e tyre të këqija të jetesës. Ata mbanin një flamur që thoshte: “Kemi dëgjuar gënjeshtra për gjashtë vjet, por kurrë nuk kemi parë ndonjë gjë për të drejtat tona”.
  5. Punëtorët e fabrikave Kian Kurd vazhduan protestat e tyre duke u mbledhur në rrugën Malayer-Arak. Ata kërkuan formimin e një organizate punëtorësh në këtë fabrikë. Protestuesit mbanin një flamur që thoshte: “Kushtojini vëmendje punëtorëve të Kian Kurd, pagat e punëtorëve nuk janë paguar për gjashtë muaj.” Kërkesa të tjera të këtyre punëtorëve përfshinin pagimin e shpërblimeve për fundvitet 2016 dhe 2017, daljen në pension të disa punëtorë që janë në prag të daljes nga puna për shkak të ligjeve të ashpra të punës.
  6. Në Zanjan, punonjësit e shërbimeve civile të distriktit 2 organizuan një protestë përpara ndërtesës së komunës së qytetit për të protestuar për transferimin e menaxhimit të këtyre shërbimeve në grupe të lidhura me regjimin, nën maskën e privatizimit.
  7. Njerëzit e plaçkitur nga instituti qeveritar i Kaspikut në Mashhad u mblodhën para Degës Khayyam të institutit. Ata thërrisnin: “Instituti i Kaspikut ka vjedhur dhe qeveria e ka mbështetur.” Ata shprehën zemërimin e tyre ngaqë autoritetet i kanë shpërfillur protestat dhe goditën me vezë dhe domate ndërtesën e institutit.
  8. Në Teheran, një grup njerëzish të plaçkitur nga Instituti i Kaspikut u mblodhën para degës Darvazeh Dowlat të institutit dhe shprehën protestën e tyre duke zbrazur mbeturinat para ndërtesës.
  9. Stafi i Organizatës së Ujërave në Fatemi Ave. në Teheran u mblodh për të protestuar kundër mospagesës së pagave të tyre për 9 muaj.
  10. Në Teheran, një grup studentësh PhD. u mblodh para parlamentit të regjimit dhe protestuan kundër mospagimit të kërkesave të tyre tetë mujore të studentit dhe papunësisë.
  11. Dyqanet e kompleksit të pazareve Plasco protestuan para rrënojave të ndërtesës. Regjimi nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e tij të rreme për të paguar kompensimin e këtyre dyqaneve. Ndërtesa Plasco i përket Fondacionit Mostazafan, një institucion i lidhur me Khamenein. Ndërtesa 17-katëshe, një nga qendrat më të rëndësishme të pëlhurave dhe veshjeve, me 560 njësi tregtare, u shemb më 20 janar të vitin të kaluar nga një zjarr i tmerrshëm. Regjimi i mullahëve nuk bëri asnjë hap për të shuar zjarrin dhe për të shpëtuar një numër të madh dyqanxhinjsh dhe zjarrfikësish që u përfshinë nga flakët.
  12. Shkrimi i slloganeve anti-qeveritare, të tilla si “Vdekje Khameneit”, vazhdon në qytete të ndryshme. Në Urmia, nxënësit shkruan në mur: “Vdekje Khameneit, babai nuk ka bukë”. Në Yasuj, në përgjigje ndaj mercenarëve të regjimit që pastrojnë sloganet nga muret, njerëzit shkruan: “Vdekje Khameneit! Ja i pastruat dhe muret janë të pastra e të bardha, po çfarë do të bëni me fytyrën e zezë të Udhëheqësit (Khamenei)?””

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

Please follow and like us: