Grekët luftuan me Shqipërinë apo me Italinë?
reqia u sulmua nga Italia prej territorit shqiptar në tetor të vitit 1940. Shqipëria nga ana e vet u pushtua prej Italisë në prill 1939 dhe humbi sovranitetin e vet me këtë pushtim, pavarësisht se pjesë të regjimit të Zogut i dhanë kurorën Perandorit italian, apo organizuan ceremoni mikpritjeje, dorëzimi apo shkëmbimi flamujsh, si ato që shihni në dokumentarët apo fotot në fjalë ku nxënës shkollash brohorasin ushtarët italianë.
Ai që përfaqësonte pushtetin legjitim, Mbreti Zog, organizoi një rezistencë për të cilën u fol shumë në mediat botërore dhe në 9 prill (jo në 7 prill si thotë historiografia komuniste) u largua nga Shqipëria për në territorin grek. Italianët lanë në fushën e betejës 400 të vrarë, diçka që nuk lidhet me ndonjë rezistencë spontane të Mujo Ulqinakut apo të komunistëve të ushtrisë mbretërore.
Ish-ambasadori amerikan i kohës, në librin e tij me kujtime e përcjell atmosferën e rezistencës shqiptare me dëshminë e një punonjësi humanitar anglez në Durrës, megjithëse rezistenca si tregohet në dokumentar u bë në gjithë portet. Një oficer i mbretërisë në Durrës me emër ortodoks, pasi luftoi në llogore, u tërhoq në shtëpi dhe luftoi prej andej pushtuesit. Kur e pa se çdo gjë ishte e kotë, i vuri flakën vetes.
Historiografia komuniste në përpjekje për të minimizuar rezistencën e organizuar që lidhej me Mbretin Zog, i bëri në fakt shërbimin më të madh me argumente pro tezës greke, që është në fuqi dhe sot dhe mban në këmbë, ligjin e luftës. Sipas komunistëve shqiptarë, por dhe Greqisë, pushteti Zogut ja dha paqësisht pushtetin italianëve, ndaj qeveria e Vërlacit që i shpalli luftë Greqisë në 1940, ishte e ligjshme. Për pasojë, Greqia u sulmua prej Italisë dhe Shqipërisë dhe Ligji grek i luftës ishte një reagim i ligjshëm.