Albspirit

Media/News/Publishing

Jorida Tabaku: Si po na vjedh qeveria me aeroportet e reja?

Qeveria na ka njoftuar para disa kohësh që po zhvillohet një studim fizibilitetit për një aeroport në Jug të vendit, me një vlerë 300 mijë euro nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ende pa përfunduar ky studim dhe pa na u paraqitur në komision parlamentar, qeveria njofton për një ofertë që i ka ardhur për aeroportin e Vlorës.

Mbasi bëri show me aeorportin e Kukësit ku akoma nuk ka asnjë investitor serioz por pati efekt vetëm në rritjen e afatit koncesionar për Aeorportin e Tiranës sot marrim vesh qe paska një ofertë për aeroportin e Vlorës.

Së pari qeveria duhet të kuptojë që ka një strategji, ka analiza, studime që përcaktojnë numrin e aeroporteve për banore e së dyti, me ndryshimet që iu bënë ligjit për çdo aeroport të ri që fillon fluturimet kontrata e Rinasit së pari u zgjat me 2 vite nga vitit 2025 kur duhej të përfundonte në vitin 2027. Ndërkohë, në rast të vënies në përdorim të një aeroporti tjetër apo aeroporteve të tjera, si Vlora ose Saranda, afati i koncesionit do të shtyhet me 0.5 vite të tjera për çdo vit operimi të këtyre aeroporteve jugore. Që do të thotë përsëri çmime të shtrenjta biletash.

Ajo çfarë mësohet nga qeveria është se aeroporti i Vlorës do të marrë para dhe nga buxheti i shtetit. Kontrata që do të nënshkruhet garanton se nëse nuk arrihet një numër i caktuar fluturimesh, buxheti do të kompensojë firmën për trafikun e munguar.

Në 2003 ky koncesion u negociua nga qeveria Nano 2, në 2018 këto dy aeroporte të tjera po koncesionohen nga një tjetër qeveri socialiste, Rama 2. Të paktën shqiptarët duhet ta dinë kush është fajtor për çmimet e larta të biletave.

Please follow and like us: