Konferencë e titulluar ‘Ndryshimi në Iran me 1000 Ashraf’
Paris: Të premten, më 19 janar 2018 u mbajt një konferencë, me titull: “Ndryshimi në Iran me 1000 Ashraf”, me pjesëmarrjen e znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, z. Newt Gingrich, ish- Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të SH.B.A.-së, dhe senatorit Robert Torricelli. Një grup përfaqësuesish të komuniteteve iraniane në Evropë morën pjesë gjithashtu në konferencë.
Zonja Rajavi lavdëroi kryengritjen e lavdishme të popullit iranian që përhapet me shpejtësi të jashtëzakonshme në 142 qytete, dhe guximin dhe sakrificën e protestuesve të rinj për të arritur lirinë dhe demokracinë. Duke përshëndetur martirët e kryengritjes dhe mijëra të burgosur, ajo tha, “Pa asnjë dyshim, të gjithë ne do të marshojmë bashkë, derisa ta shkatërrojmë këtë regjim të korruptuar dhe kriminal. Fitorja i takon popullit të Iranit. ”
Ajo i kërkoi të gjithëve që të ndihmonin popullin e Iranit në kryengritjen e tij për të hequr qafe fashizmin fetar që sundon vendin dhe për të vendosur demokracinë dhe sovranitetin popullor. Ajo vuri në dukje: “Populli i Iranit i bën thirrje OKB-së dhe botës të njohin luftën e popullit iranian për të përmbysur diktaturën fetare të mullahëve. Kjo është e drejta e një populli të guximshëm që është në ballë të luftës kundër një regjimi që është një kërcënim për paqen dhe sigurinë globale. Ata i bëjnë thirrje Kombeve të Bashkuara dhe të gjitha qeverive të ushtrojnë presion mbi regjimin klerikak për të liruar të arrestuarit në protestat e kohëve të fundit dhe ta bejne ate përgjegjës per te zhdukurit. Ata duhet të formojnë një komision hetimor për të hetuar arrestimet arbitrare të mijëra njerëzve dhe vrasjen e të burgosurve nën torturë. Populli i Iranit pret që të gjitha qeveritë t’i bejne me kerkuese marrëdhëniet e tyre politike dhe ekonomike me regjimin klerikal, veçanërisht me IRGC që po torturon dhe vret protestuesit “.
Duke vënë në dukje se kryengritja e kohëve të fundit është frymëzuar nga zemërimi i popullit ndaj plaçkitjes së pasurisë së tij nga ana e mullahëve, varfëria, papunësia dhe dallimet klasore, si dhe 38 vite shtypje dhe vrasje nga ana e regjimit, zonja Rajavi përsëriti: “Kjo është një revoltë për lirinë dhe sovranitetin popullor për të vendosur drejtësinë shoqërore dhe prosperitetin. Nuk është një efekt anësor i një lufte të pushtetit midis fraksioneve të brendshme të regjimit, por një gozhdë tjeter në arkivolin e maskaradës mbi moderimin. Ajo tregoi se miliarda dollarë të ardhurash nga marrëveshja bërthamore nuk bënë asgjë për të shëruar paqëndrueshmërinë e regjimit. Kryengritja tregoi se populli iranian i urren të dyja fraksionet e regjimit dhe dëshiron që ai të përmbyset në tërësinë e tij dhe se shoqëria iraniane ka një forcë brenda vetes të aftë për të rrëzuar regjimin teokratik.
- Newt Gingrich në fjalimin e tij tha: Moderimi në regjimin iranian është një iluzion. Ka një krah të keq dhe një krah shumë të keq në diktaturë. Nuk ka asnjë krah të pafajshëm të diktaturës … MEK është një forcë e vërtetë. Frika nga MEK-u dhe zonja Rajav po rritet mes regjimit. Ju keni mbijetuar, keni duruar dhe keni vazhduar me misionin tuaj dhe regjimi nuk ka qenë në gjendje t’ju ndalojë. … Ju, MEK, po bëni një ndryshim. Ju jeni në anën e historisë, sepse jeni në anën e lirisë. Faleminderit znj. Rajavi për udhëheqjen tuaj të dedikuar për këtë kauzë.
Në fjalën e tij në konferencë, senatori Torricelli tha: Ky është fillimi i një revolucioni. Një regjim që mbetet në pushtet duke vrarë popullin e tij i ka ditët e numëruara. Kur Rouhani telefonoi Presidentin Macron dhe i kërkoi që të shtypte MEK-un, bëri një gjë të qartë: Ky nuk është një revolucion pa lider. Udhëheqësi është ulur këtu… Grupi i vetëm që kurrë nuk është komprometuar me mullahët është MEK. Nuk jam dakord me Khamenein për asgjë, përveç një gjëje: ai është duke bërë përgjegjës MEK-un dhe PMOI-n dhe duke fajësuar zonjën Rajavi. Ai ka të drejtë në lidhje me këtë. Kjo është organizuar për vite, rrjeti është krijuar, duke mos u kompromentuar asnjëherë me regjimin, duke mos qenë kurrë pjesë e tij. MEK dhe Znj. Rajavi kanë ruajtur besueshmërinë … Pra, duke identifikuar MEK-un dhe Znj. Rajavi, ai ka të drejtë, sepse MEK dhe i gjithë komuniteti ndërkombëtar që e mbështet atë, ne të gjithë jemi që Khamenein t’i japë fund këtij makthi.
Një numër ish-të burgosurish politikë dhe të mbijetuar të viktimave të masakrës së vitit 1988 gjithashtu folën në konferencë, duke dëshmuar për krimet anti-njerëzore të regjimit klerikal në burgje, si dhe mbi represionin e gjerë në Iran, gjendjen e paqëndrueshme të shoqërisë dhe pakënaqësinë e popullit iranian për fashizmin fetar që sundon vendin.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit