Kurdët ia fusin me raketa një xhamie në Turqi
Teksa operacioni i Turqisë kundër milicisë siriane kurde të YPG në Afrin hyri në ditën e pestë, disa raketa kanë goditur qytetet kufitare turke të Kilis dhe Reyhanlı.
Raketa, që besohet të jetë lëshuar nga njësitë mbrojtëse të popullit kurd të Sirisë (YPG), goditi një xhami në lagjen Cumhuriyet në Kilisin qendror, raporton Hurriyet.
Guvernatori i Kilis, Mehmet Tekinarslan tha se tetë vetë u plagosën, duke shtuar se dy prej tyre ishin në gjendje kritike.
Zyrtarët e shëndetësisë dhe sigurisë mbërritën menjëherë në vendin e shpërthimit, ndërsa fotot e mediave turke tregojnë ata duke pastruar zonat e civilëve pas sulmeve.
Mediat turke bëjnë me dije se terroristët e YPG përtej kufirit kanë shënjestruar civilët me mbi 20 raketa.