Maqedonia i heq aeroportit dhe autostradës emrin “Aleksandri i Madh”
Takimi në Davos, i dy kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, përfundoi me rezultate konkrete, teksa Zoran Zaev ka deklaruar se do të ndryshojë emrin e aeroportit të Shkupit, dhe të autostradës.
“Me qëllim që të tregojmë konkretisht se jemi të përkushtuar në procesin e gjetjes së zgjidhjes, paralajmëroj se qeveria do të ndërrojë emrin e aeroportit dhe të autostradës. Autostrada do të quhet “Miqësi”. Kjo është dëshmi për faktin se nuk kemi aspirata territoriale ndaj fqinjit tonë”, deklaroi Zoran Zaev.
Please follow and like us: