Pesë kryepolicë marrin gradën “Drejtues i Parë”
Në Akademinë e Policisë ka përfunduar pasditen e sotme konkursi për marrjen e gradës “Drejtues i Parë”.
Ngë konkursi kanë dalë fitues vetëm 5 prej kandidatëve, të cilët janë: Artan Shkëmbi, Ardi Veliu, Kastriot Skënderi, Bledar Çeliku dhe Gentian Shehaj.
Ata do të përfitojnë gradën e lartë dhe janë automatikisht edhe konkurentët potenciale për zëvendësuesin e Haki Çakos në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Pikët maksimale në test mësohet se ka arritur t’i marrë vetëm Ardi Veliu.
Konkursi në fjalë nisi në orën 8:00, ndërsa pjesë e tij u bënë 28 policë. Këta kandidatë kanë më shumë se 3 vite që mbajnë gradën “drejtues”.
Please follow and like us: