Helidon Bushati: Një detyrë e re që më ngarkon me përgjegjësi!
Sot Kuvendi më votëbesoi dhe më ngarkoi me detyrën e anëtarit të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës.
Falënderime pa fund për grupin parlamentar të Partisë Demokratike dhe kryetarin Lulzim Basha, të cilët mes shumë emrash profesionistësh me integritet, zgjodhën të ma besojnë mua këtë detyrë.
Kjo detyrë më inkurajon dhe më rrit besimin të shërbej me profesionalizëm në këtë organ publik,me qëllim mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg, si një e mirë publike.
Emri im ishte propozim i grupit parlamentar të Partisë Demokratike për vendin vakant në këtë institucion, i cili ka një rol të veçantë në jetën dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Ndiej angazhimin ta përmbush këtë detyrë me korrektesë deri në fund.