Kujtimet e firmëtarit të Pavarësisë Hajredin bej Cakrani
Nga interesimi për dokumentat e pronësisë familja Cakrani nga Fieri gjeti një thesar shumë herë të më madh. Pas 105 vjetësh dalin në dritë kujtimet e një prej firmëtarëve dhe delegatit të Pavarësisë, Hajredin Bej Cakrani për gjithçkatë që ndodhi përpara dhe ditën e 28 nëntorit në Vlorë.
Këtë e bëri publike dje stërnipi i tij Kujtim Cakrani. Kujtim Cakrani tregoi se nuk kishte asnjë të dhënë se stërgjyshi kishte lënë kujtime dhe historia nisi me interesimin e dokumentave të pronësisë por që në fakt zbuluan se Hajredin Cakrani kishte lënë kujtime voluminoze me detaje të hollsishme se si u shpall pavarësia, kush e organizoi, kush e shkroi proklamatën e deri te financimi i udhëtimit të Ismail Qemalit për në kancelaritë evropiane.
“Disa pasardhës të argatëve të Hajredin Cakranit kishin ruajtur sasi të mëdha letrash dhe dokumentesh të tij pasi ishion djegur dhe shkatërruatr sarajet.
Të bindur se aty kishte dokumente për prona, ata na i dorëzuan ne në vitin 2011 duke na thënë do Zoti dhe i merrnim një ditë të gjitha çifliqet. Duke i kontrolluar dhe verifikuar këtu dhe në Itali më rezultoi se nuk kishim të bënim me dokumente pronësie por me një gjë shumë herë më të rëndëishme. Ishin kujtime të stërgjyshit Hajredin bej Cakrani për periudhen e pavarësisë por edhe më pas, të qeverisjes së Vlorës, të kohës së princ Ëiedit, e deri te mbretërimi i Zogut. Përballë një thesari shumë herë më të madh investova dhe i botova.
Sot pas 6 vjetësh nga zbulimui dhe 105 vjet nga e shkruara jam shumë i lumtur që ia arrita ta bëjë këtë. I jam mirënjohës stërgjyshit tim Hajredin bej Cakrani dhe vëllait të tij Bektash Cakranit që shkrinë pasurinë e tyre për të bërë Shqipërinë”, tregoi me emocione të forta Kujtim Cakrani.
Më poshtë po japim një pasazh nga këto kujtime si dhe një nga faqet orgjinale të tyre.
SI E SHPALLËM PAVARËSINË
“Nuk mund të firmosë e gjithë Vlora”
“Duhet të shihnin mandatet e të gjithë delegatëve e të caktonin nga të gjitha kazatë do qe e mira pa që mungojnë dihet se vaporrët e grekërve ngha deti dhe Vjosa që kishin dalë e kishin zënë Vlorën me një lak të madh. Grekërit përposh e serbët që erdh gjer në Durrës na i bënë më të nxirë sa më sbëhej. Ndaj plaku u ngut të ujdisnim mandatet si do që udhës ishin plot të tjerë që ioprit të vijin të bënin deklaratë sa më parë.
Më thanë se si më i madh do firmosja unë deklaratë, po unë i thashë se ti mbive në Vlorë dhe u trete e unë të firmos, jo svete kjo punë.
Ismail beu po na i thosh këto punë fill e për pe dhe se bëhej kjo punë o sot, o na mori lumi përgjithnjë.
Të gjithë miqtë tanë vlonjatë nuk donin të firmosnin se nuk do firmos gjithë Vlora de, na duhen gjithë nkazatë ti e di, më thosh që përjashta të më qetësojë im vëlla.
Zoti Luigj Gurakuqi e shkruajti deklaratën dhe fillum ta firmosmë. Nuk harruam që ato radhë ti shkrojim edhe në osmanisht se të parët që duhet ta mirrnin vesh ish Stambolli që sjemi më tok e kishim lënë shëndenë.
Edhe mua më erdhi radha e firmosa nën Zini Aganë…
Edhe sot më dridhet mishtë që ai sahat na foli ne dhe ataças të tretëshe për vatanë, stë vinte keq për vete më. Ishim shumë të gëzuar sa të rrënqethej mishtë, kur mileti i mbledhur përpara shtëpisë së Xhemil beut dhe gjithë ai kallaballëk i madh nëpër oda, shkallë e avlli ishin si mizë lisi. Pa në ballkonin e shtëpisë së Xhemil beut varnë një flamur që se ku e gjeti Ismail beu po q’ëish dhe konaku ku kish lerë. Përjashta u mbluadh mileti nga të gjithë kazatë, shihje aty me qylafë, fshaçe, me guna, allafrënga. Të tërë bërtitnin rroftë, rroftë për flamur a për plakun doemos se tërvit kur erdh në Vlorë, vlonjatë ja hoqnë kuajtë e ja ngritnë karrocën më krahë. Mileti ishin mizëri dhe bënin muhabet të gëzuar kush e kush duhet të ishte i parë në të rejat që vinin se sa telegram, e u dërguan etj.