Albspirit

Media/News/Publishing

Ligjet më të çuditshme në botë

  1. Në Japoni quhet shkelje e ligjit nëse je mbi peshë.
  2. Në Samoa quhet shkelje e ligjit nëse harron ditëlindjen e gruas.
  3. Në Bangladesh, nxënësit mbi 15 vjeç burgosen nëse kapen duke kopjuar në provim.
  4. Në Kanada nuk mund të blesh një produkt duke paguar me monedha, sidomos nëse vlera e mallit është mbi 10 dollarë.
  5. Në Finlandë, gjobat e makinës llogariten në përpjestim me të ardhurat mujore të shkelësit.
  6. Në Greqi, policia mund të arrestojë një person nëse dyshon se ai ka virusin HIV. Për t’u siguruar, ka të drejtën ta dërgojë të dyshuarin të bëjë analizat.
  7. Në Minesota, SHBA, është shkelje ligji nëse të brendshmet e femrave dhe meshkujve vendosen të thahen në të njëjtin tel.
  8. Në Singapor, çamçakëzi është tërësisht i paligjshëm. Ky rregull është në fuqi që nga viti 1992.
  9. Në Filipine dhe Vatikan, divorci është i paligjshëm. Këto janë dy vendet e vetme në botë që nuk e njohin ndarjen e dy bashkëshortëve.
  10. Në Victoria, Australi, quhet shkelje ligji nëse ndërron një llambë pa qenë elektricist i licencuar.
Please follow and like us: