Albspirit

Media/News/Publishing

Mashtrimi me vizat, Ambasada e SHBA ka një njoftim të rëndësishëm për shqiptarët

Ambasada amerikane ka bërë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët që i marrin njoftimet nëpërmjet postës elektronike.

Jo rrallë herë ndodh që në postën tonë elektronike, të vijnë e-maile që na njoftojnë se çuditërisht dhe krejt papritur jemi bërë fitues të një vize amerikane.

Pikërisht këtyre njoftimeve të rreme, u ka dhënë përgjigje ambasada e SHBA në Tiranë e cila u bën thirrje të gjithë qytetarëve të bëjnë kujdes nga faqe të ndryshme interneti.

Në postimin e saj në rrjetin social Facebook, Ambasada amerikane sqaron se është në dispozicion për çdo pyetje dhe detaje shtesë për aplikimet për vizë në SHBA.

“Rregullisht, ne kontaktohemi nga individë që kanë qenë viktima të mashtrimit të vizave. Mashtrimet zakonisht përfshijnë faqe interneti të rreme, adresa e-maili dhe kërkesa për tarifa shtesë që duhet të paguhen për të marrë një vizë. Edukoni veten në mënyrë që të mos bëheni viktimë e një mashtrimi! #PyetAnën”, sqaron Ambasada e SHBA.

 

Please follow and like us: