Thirren në polici dhe pyeten sa herë para dhe pas buke bëjnë seks…
Doni fëmijë? Kush e bëri propozimin për martesë? Çfarë ngjyre kanë furçat tuaja të dhëmbëve? Si i keni të brendshmet? Dhe dëgjoni, dëgjoni… sa shpesh bëni seks?
Janë këto disa nga pyetjet të cilave gazetarja e të përditshmes online “20 Minuten”, shqiptarja e Kosovës, Qëndresa Llugiqi, u detyrua të përgjigjej bashkë me bashkëshortin e saj 27-vjeçar.
Siç shkruajnë mediat vendase, në Zvicër ka ndodhur shpesh që për të marrë lejen e qëndrimit ose shtetësinë, një i huaj që martohet me një banore rezidente siç është Qëndresa, të përballet me një sërë pyetjesh dhe kërkesash.
Por Qëndresa dhe i shoqi u përballën me pyetje të sikletshme dhe të pavenda.
Ishte vetë shqiptarja me shtetësi zvicerane, e cila duke folur për mediat vendase tha se, “Kur e mendoj, më bëhet një lëmsh në stomak. U morëm në pyetje si kriminelë”.
Qëndresa deklaron se u martua me të shoqin vetëm sepse është e dashuruar me të, por policia mendon ndryshe. Çifti u mor në pyetje në dhoma të ndara për disa orë.
“Ai u mor në pyetje për thuajse tre orë e gjysmë, pastaj ishte radha ime. Ishte një agjent që më shpjegoi se ishte protokoll prej zyrës së emigracionit. Ishin më shumë se 100 pyetje. Një lloj hetuesie. Preknin shumë anë të jetës sonë private. Madje më pyetën se sa herë bënim seks. U ndjeva në siklet dhe e ofenduar”, tregon e reja, duke thënë se u skuq disa herë gjatë marrjes në pyetje.
Disa nga pyetjet?
Sfera seksuale: Sa shpesh bëni seks? Kur e keni bërë për të fundit herë? Në cilën anë fle? Si i keni të brendshmet?
Sfera shtëpiake: Si e keni shtëpinë? Çfarë shikohet nga dritaret? Kush i bënë punët? Çfarë ngjyre i keni furçat e dhëmbëve?
Martesa: Kush e bëri propozimin? Në cilën ditë të javës jeni martuar? Si ishte koha? Si quhej personi që ju martoi? Po dëshmitarët?
Jeta në çift: Doni fëmijë? Si jeni njohur? E njeh familjen e partnerit? Di të na i thuash emrat e tyre?