Albspirit

Media/News/Publishing

Alarmohet eleganti Brahimllar i LSI: S’ka mjaltë në treg

Indrit Brahimllari, deputet i LSI-së, ka sjellë në parlament një shqetësim origjinal, sipas të cilit në treg sot, mungon mjalti. Mungesën e mjaltit, deputeti nuk e ka konstatuar vetë, por ia kishte thënë një shok i tij. Shqetësimi i Indrit Brahimllarit nuk vjen nga ndonjë qejf apo fiksim që ai vetë ka me mjaltin, por nga një hamendësim që bëhet shpesh në media se bletët kanë ikur nga kosheret, për shkak të kanabisit që u kultivua masivisht në vendin tonë. “Një miku im më thoshtë një ditë se nuk ka mjaltë në treg, sepse bletët kanë ikur në drejtim të paditur dhe kjo për shkak të hashashit”, është shprehur Indrit Brahimllari nga foltorja e parlamentit. Brahimllari është një nga deputetët më të rinj të parlamentit.

Please follow and like us: