Bislim Ahmetaj: Të protestojmë që të çlirohemi nga oligarkët
Në emër të Grupimit “Dhjetor 90” nesër në orën 12, ftoj të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e këtij Grupimi idealistësh të protestojmë kundër politikës së shtrembër, kundër politikanëve të korruptuar, kundër devijimeve që i janë bërë me dashje parimeve themelore të demokraçisë, kundër establishmentit politik që ja ka zënë frymën lirisë, kundër ligavecëve dhe servilëve, kundër “liderave” që po i vrasin idealet e mbështetësve të tyre, kundër atyre që po e varfërojnë jetën shpirtërtore të shtetasve të tyre, kundër atyre që po e pakësojnë në mënyrë katastrofike popullsinë e Shqipërisë, kundër atyre që po i varfërojnë shqiptarët. Ju ftoj të protestojmë kundër atyre që po mbjellin dhe pothuaj ja kanë dalë të krijojnë klimën vrastare të mendimit që në Shqipëri nuk ja vlen të jetohet, nuk ja vlen të protestohet, nuk ja vlen ta ngresh zërin sepse gjithçka është vendosur nga oligarkët. Të protestojmë që të çlirohemi nga oligarkët.