Albspirit

Media/News/Publishing

Me burrë dhe me 2 dashnorë, flet 40 vjeçarja

Pas dhjetë vjetësh në një martesë në dukje të lumtur, Anita Cassidy, 40 vjeç, i tha burrit të saj Marc, 46 vjeç, se ishte mbytur nga monogamia dhe se kërkonte të tjerë partnerë seksuale. Ai ra dakord që të merrnin dy dashnorë të tjerë. Por a ka vend në një martesë për më shumë se dy persona? Anita gjeti të dashurin e saj italian, Andrea, 30 vjeç dhe tregon se si është jeta me tre persona.
“Ne kishim një jetë te mrekullueshme, bashkë me fëmijët tanë. Por, unë doja më shumë.
S’mund ta kaloja jetën vetëm duke u kujdesur për darkën e drekën dhe të bëja detyrat e fëmijëve.
Ideja se mund të bëja seks vetëm me një mashkull po më mbyste.
Nëse do të më thoshin disa vite më parë, se unë dhe bashkëshorti im mund të kishim marrëdhënie të hapur, do të qeshja. Por tani jemi të lumtur.
Rreth një vit më parë postova foto me bashkëshortin tim dhe Andrean, si dhe dy fëmijët.
Të gjithë më pyesnin se kush ishte ai, dhe unë u thashë se është i dashuri im. Mbetën të habitur.
Por, hapja e martesës sonë bëri mrekulli për marrëdhënien. Ne komunikojmë më mirë dhe seksi është shumë më i mirë. Me të vërtetë ishte si hapja e dyerve dhe dritareve përsëri”, tregon ajo.

Please follow and like us: