Bushati: ARMO-vjedhje shtetërore, Berisha dhe Rama janë përgjegjës
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në “Top Channel” Andi Bushati ka folur në lidhje me ARMON, duke e quajtur atë si një vjedhje shtetërore, Bushati bën përgjegjës Berishën dhe Ramën se ua kanë dorëzuar ARMO-n klientëve të tyre. “Ju ështe thënë shqiptarëve, do ju sjellim investitorë strategjikë. Ky ka qenë mashtrim. Ju kanë sjellë klientët e tyre. Ju është thënë, do ketë më shumë para nga tatimet, më shumë nga doganat dhe OSHE-ja. Edhe nën Sali Berishën dhe nën Edi Ramën, kemi parë që kushdo që ka qenë me ARMON mbi shpinë është lejuar që të vjedhë”, ka thënë Bushati. “Ka disa elementë, të cilat më bëjnë ta përjashtojë debatin teorik, por këtu është më principial, historia e një vjedhje galopante. Të gjitha rastet, jane një vjedhje me bekim shtetëror. Edhe Berisha edhe Rama kanë vendosur klientët e tyre. Vijmë nga një kompani që fitonte, në një kompani ku ne sot na mungojnë 300 milionë euro”, ka shtuar ai.