Albspirit

Media/News/Publishing

Gjikondi- Zogajt: Aleks Nikën e solle ti me 21 janar, ishte miku yt

Preҫ Zogaj i ftuar në emisionin “Opinion” duke komentuar protestën e 27 janarit të thirrur nga opozita, ka deklaruar se do të jetë i pranishëm në atë protestë për të mbajtur balancën duke mos lejuar që protestuesit të kalojnë në veprime të dhunshme.
Por, aktivistja e shoqërisë Civile, Brizida Gjikondi ka reaguar përmes një postimi në facebook, duke i kujtuar Zogajt që ka qenë pjesëmarrës në protestën e dhunshme të 21 janarit, dhe ishte pikërisht ai që e solli Aleks Nikën në protestë, ku më pas ai u vra.
“Shko o Preç.. shkruaj ndonjë poezi me dashuri..
Nuk do doja te shkruaja hiç statuse me politikë… por kur shoh Preçin qe ne 21 janar ish ne shesh kunder PD LSI.. dhe jo vetem kaq por dhe te ndjerin Aleks.. ky e solli.. si mik i afert te tij.. me vjen te uleras… boll o te pacipe.. boll ja shpifet ketij populli… o hipokrite..
Dhe Feridi faqe ndron,
Die shante, sot lëvdon
Fryn bulçit’ e trumbeton,
Që Katrani zbardhëllon…
Fan Noli.”,-shkruan Gjikondi.

Please follow and like us: