Albspirit

Media/News/Publishing

Kalaja heq dorë nga padia për Blushin

 

Dje ishte seanca e radhës ne Gjykatën e Tiranes, mes palëve : Adriana Kalaja,  ish-administratorja e Partisë Libra dhe ish-Kryetarit Ben BLUSHI. Padia ka nisur me 23 Korrik 2017 nga paditësja Adriana Kalaja pas konstatimit nga ana e saj te abuzimit me financat e partisë nga ana e Kryetarit te “LIBRA”. Pas nisjes së këtij proçesi, me date 20.11.2017, Kryetari i “LIBRA” z. Ben Blushi e përjashtoi nga partia znj. Adriana Kalaja me justifikimin se ka nisur proçes gjyqësor. Nisur nga interesimi i anëtareve te “LIBRA” në lidhje me këtë përjashtim, Ben Blushi krijoi argumentin se përjashtimi ishte bere duke mare ne konsiderate faktin se znj. Kalaja është e dënuar penalisht. Kjo beri që znj. Adriana Kalaja te shtoje objektin e padisë duke kërkuar dëmshpërblim moral në shumën 1,000,000 lekë, për shkak te cënimit të personalitetit, integritetit dhe emrit te mire te saj në shoqëri. Referuar fakteve dhe ngjarjeve te fundit ku z. Blushi kërkoi dorëheqjen nga “LIBRA” dhe përkohësisht nga politika, paditësja Adriana Kalaja, në seancën e sotme te gjykimit date 25.01.2018, i kërkoi Gjyqtarit Julian Haxhiu heqjen dorë nga gjykimi dhe pushimin e gjykimit

Please follow and like us: