Albspirit

Media/News/Publishing

Manjani: A kishte tek Krimet e Rënda një proces për financierin e Habilajve?

Ish Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar nëpërmjet një statusi në faqen e tij në twiter pas deklaratës të Ministrisë së Drejtësisë për ekstradimin e financierit të Habilajve drejtë Italisë.
Manjani thotë se pas Ministrisë së Drejtësisë duhet të jap sqarim edhe Prokuroria e Përgjithshme.
Reagimi i plote i Manjanit
Pas sqarimit publik te Ministrisë së Drejtësisë, tani duhet të sqarohemi nga Prokuroria e Përgjithshme: kishte apo jo një çështje penale në proces tek Krimet e Rënda personi i ekstraduar? A u arrestua në Vlorë kur u kap sasia e madhe e drogës? Pse nuk e di Ministria këtë fakt?

Please follow and like us: