Shehi: Sot kemi milionerë disa njerëz që dje rrinin nëpër dyer ministrish për një punë
I ftuar në “Të Paekspozuarit” Dashamir Shehi ka deklaruar se privatizimi i ARMO-s është një vjedhje e pastër. Shehi ka deklaruar më tej se në vendin tonë, janë bërë milionerë disa njerëz që deri dje rrinin dyerve të ministrive për të kërkuar një punë. “Ky është një mashtrim, është një vjedhje e pastër. Këtu s’ka nevojë për analizë. Ky është një mashtrim. Nëse do vazhdojmë të privatizojmë, ARMO, Albetropl, që është një dinosaur publik. Mua më vjen keq për këtë botën tonë të vogël. Në këto 27 vite kam parë, fukarenj fare, që rrinin nëpër dyert ministrish për ndonjë copë punë, sot janë kthyer në milionerë”, tha deputeti Shehi.
Please follow and like us: