Albspirit

Media/News/Publishing

10 artistët që ndryshuan botën

Sir Charlie Chaplin (Lindur: 16 prill 1889 – Vdiq: 25 dhjetor 1977)

Sir Charles Spencer “Charlie” Chaplin, ishte një aktor komik anglez, kompozitor i njohur, regjisor filmi dhe ndoshta personaliteti më me ndikim i cili realizoi disa nga filmat më të mëdhenj,qesharakë dhe kritikë gjatë epokës së filmit të heshtur. Ai argëtoi miliona njerëz me veprimet e tij për 75 vjet. Ai ka luajtur rolin e ‘The Tramp’, rol i cili është pranuar gjerësisht si një ndër më të mirët e asaj epoke. Performanca e tij në Kid Auto Race në Venecia i siguroi atij emrin e komedianit më të madh në botë. Ai ishte aktori i parë anglez, filmat e të cilit prekën gjithë kontinentet. Sir Charlie Chaplin u nderua me “Çmimin special” në ceremoninë e Academy Award së pari për punën e tij në cirk. Ai gjithashtu ka marrë duartrokitjen më të gjatë në këmbë nga publiku i Oskar për marrjen e një çmimi nderi.

James Cameron (Lindur: 16 gusht 1954)

James Cameron është regjisor filmi, producent, shkrimtar, shpikës i cili është i njohur mirë për filmat e tij me fitimprurjen më të lartë të të gjitha kohërave: Titanic dhe Avatar. Këto dy filma sollën një fitim 4 miliardë dollarësh. Disa nga veprat e tij më të mira janë: Piranha II, The spawning, Terminator në 1984, Abyss në 1989, Terminator 2, Dita e Gjykimit në 1991, Titanic në 1997, Dark Angel në 2000 dhe Avatar në 2009. Kontributi tij mbi teknologjinë e automjeteve dhe filmimit nënujor është i rëndësishëm.

John Lennon (Lindur: 9 tetor 1940 – Vdiq: 8 dhjetor 1980)

John Winston Lennon ishte një muzikant, këngëtar, kompozitor anglez dhe një nga anëtarët themelues të Beatles. Mesazhi i tij i paqes përmes këngës gjatë Luftës së Vietnamit frymëzoi miliona njerëz. Ai dashuronte muzikën që nga fëmijëria e tij e hershme, dhe grupi i tij i parë ishte Quarrymen, i cili më vonë u quajt The Beatles në vitin 1962. The Beatles është i njohur si banda më e suksesshme dhe e respektuar në historinë e muzikës popullore që u formua në partneritet me Palin McCartney, George Harrison, dhe Richard Starkey ose i njohur gjerësisht si Ringo Starr. Këngët e tij si “Give Peace a Chance” dhe “Imagine” e bëri atë një figurë portret në historinë e muzikës. Për fat të keq, në vitin 1980, ai u vra. Vrasësi i tij, Mark David Chapman, besohet të jetë një nga fansat e tij të çmendur. Njerëzit akoma spekulojnë mbi motivin e tij të vërtetë për të komplotuar vrasjen e Lennon-it. Albumi i tij solo ishte shitur në më shumë se 14 milionë kopje vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës . Ai u cilësua si këngëtari i pestë më i madh i të gjitha kohërave nga revista Rolling Stones. Miliona regjistrime të tij u shitën edhe pas vdekjes së tij.

George Lucas ((i lindur më 14 maj 1944)

Një producent, drejtor filmi, skenarist, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Lucasfilm, është i njohur mirë për biznesin e tij të veçantë dhe efektet e operas Star Wars, si dhe për karakterin aventurier të Indiana Jones. Ai ështënjë ndër njerëzit më me ndikim që modernizuan botën. Djali i pronarit të një dyqani shkrimesh, George Walton Lucas kaloi fëmijërinë e tij në Modesto, Kaliforni. Ai kishte pasion të madh për garat me motorë, gjë që ai e ndoqi gjatë gjithë ditëve të tij të shkollës së mesme.

Alfred Hitchhock (13 gusht 1899-29 prill 1980)

Alfred Hitchhock ishte një regjisor filmash i cili shpiku disa strategji të përparuara në thrillerin psikologjik të kinemasë britanike, si dhe filmin e heshtur. Ai kishte një stil të veçantë të regjistrimit të filmit, duke përdorur kamera, kapjen e fokusit në shikimin e personit, inkuadrimin dhe redaktimin e pamjes, në mënyrë aq inovative sa arriti të mbajë shikuesit e angazhuar dhe të përfshirë në film. Ai njihte komplotet e sekuencave të krimit, dhunës dhe vrasjes në mënyrë të tillë që dukej se kishte studiuar dispozitat psikologjike të njeriut dhe kishte njohuri të thella të karaktereve njerëzore. Gjatë gjithë karrierës së tij, ai ka prodhuar mbi pesëdhjetë filma.

Stephen Spielberg (i lindur më 18 dhjetor 1946)

Stephen Spielberg është regjisor filmash, skenarist, projektues i videolojërave dhe personaliteti më me ndikim në historinë e filmave. Ai drejtoi disa filma hit përfshirë “Raiders of the Lost Ark”, “E.T.”, “Jaws”, “Saving Private Ryan”, “Minority Report” dhe shumë më tepër. Ai mori Çmimin Academy për regjisorin më të mirë për filmin “THE LIST” në 1993 dhe të “Save Private Ryan” në vitin 1998. Tre filmat e tij më të vlerësuar janë “Jaws” në 1975, “ET” (Jashtëtokësori” në 1982, dhe Jurassic Park në 1993. Ai prodhoi disa animacione të mrekullueshme si: “Ëho Framed Roger Rabbit”, “Tiny Toon Adventures në 1990, “Animaniacs” në 1993, “Pinky and the Brain” në 1995, “Freakazoid!” në 1995, “Pinky, Elmyra & the Brain” në 1998, “Family Dog” në 1993, “Toonsylvania” në 1998 dhe shumë të tjerë.

Elvis Presley (Lindur: 8 janar 1935 – Vdiq: 16 gusht 1977)

Elvis Presley është i njohur si personi më me ndikim në kulturën popullore dhe këngëtari më i njohur amerikan i shekullit të 20-të. Ai është i njohur edhe për zërin e tij të veçantë dhe zotërimin e disa zhanreve të tilla si country, baladat pop, gospel dhe blue. Në 1954, ai filloi karrierën e tij duke punuar me pronarin e Sun Records, Sam Phillips, i cili ishte gjithnjë i frymëzuar për të sjellë tingujt e muzikës afrikano-amerikane në audiencën ndërkombëtare. Në moshën 36-vjeçare, ai mori Grammy Lifetime Achievement Award. Ai është personi që shpiku muzikën e Rock n’ roll. Në moshën 42-vjeçare, në vitin 1977 ai vdiq nga arresti kardiak.

Michael Jackson (Lindur: 29 gusht 1958 – Vdiq 25 qershor 2009)

Ai ishte një balerin, koreograf, artist dhe krijues i muzikës moderne Pop. Michael është quajtur artisti më i suksesshëm i të gjitha kohërave dhe emri i tij vazhdon të ndriçojë në zemrat e miliona fansave të tij në të gjithë botën. Albumi i tij “Thriller” në 1982 është albumi më i shitur i të gjitha kohërave. Albumet e tij të tjera janë të “Off the Wall” në 1979, “Bad” në 1987, “Dangerous” në 1991, dhe “History” në vitin 1995. Ai fitoi 13 Grammy Awards, 26 Music Awards, rekorde të shumta Guinness. Sipas një vlerësimi, albumet e tij shitën rreth 750.000.000 regjistrime në mbarë botën. Në vitin 2009, ai vdiq nga helmimi akut propofol.

 Katherine Hepburn (Lindur: 12 maj 1907 – Vdiq: 29 qershor 2003)

Ajo ishte aktorja më e madhe femër në historinë e filmit të Amerikës, si dhe aktorja më e sofistikuar në dramë dhe filma. Ajo u konsiderua si një grua tërësisht moderne në shekullin e 20 në Amerikë. Në vitin 1932, paraqitja e saj në filmin “A bill of Divorcement” e bëri atë shumë të famshme, pas 8 muajsh ajo fitoi një Academy Award për “Morning Glory” dhe pas çmimut ajo u përball me disa dështime komerciale. Gjatë karrierës së saj, ajo është nominuar 12 herë për çmimin e Akademisë dhe e fitoi atë katër herë.

Richard Pryor (Lindur: 1 dhjetor 1940 – Vdiq: 10 dhjetori 2005)

Ai ishte një komedian, aktor, kritik social si dhe shkrimtar. Ai është i njohur gjerësisht për stilin e tij të veçantë të komedisë. Në të vërtetë ai u shfaq me sensin e tij të mahnitshëm të humorit që ndikoi në të gjithë brezin e komedianëve. Veprat e tij të rëndësishme ishin filmat e koncertet, si dhe incizimet në 1971 në albumin “Richard Pryor, Live & Smokin”, në 1974 ‘That Niggas Crazy’, në 1975…”Is It Something I Said?”, në 1976 “Bicentennial Nigger”, në 1979 “Live në Concert”, në vitin 1982. Në vitin 1773, ai fitoi një Emmy Award, në vitin 1974 ai gjithashtu fitoi dy Academy of Humor Award dhe pesë Grammy Awards në vitet në vijim të 1974, 1975, 1976, 1981, dhe 1982. Në listën e komedianëve më të mëdhenj ai është renditur numri 1 i të gjitha kohërave.

Please follow and like us: