Agjenti amerikan, që u përfol për një lidhje intime me Enver Hoxhën
Thomas Stefani (Thomas Stephan) ka qenë një drejtuesit e lartë, që u dërgua nga Misioni Amerikan në Shqipëri për dy vite, 1943¬1945. Por mbetet gjithashtu një ndër personazhet më të përfolur të Luftës Nacionalçlirimtare dhe kjo, jo më shumë për shkak të kontributit të tij të pamohueshëm në Shqipëri, sesa për një lidhje intime të supozuar mes tij dhe Enver Hoxhës. Në disa shkrime apo libra biografikë për diktatorin, hamendësohet deri edhe për një bashkëjetesë mes tyre, pranë Shtabit të Përgjithshëm të UNÇL. Stephan ishte i biri i Eftimit dhe i Emës, vëlla i Ethelit, Dorothy-t dhe Mary-së, një familjeje emigrante nga Korça, që u vendosën në Boston të SHBA-ve në 1900. Më pas, u transferuan në Lakonia, ku dhe lindi Thomas më 21 mars të vitit 1917. Rinia e tij ka qenë tejet dinamike dhe aktive, ku ai njihej si i angazhuar në disa sporte. Fati shqiptar i Thomasit erdhi pas tragjedisë së Perl Harbourit, ku nisi dhe invazioni amerikan në Europë, me synimin e goditjes së nazizmit.
Thomas u emërua shef i një misioni sekret të zyrës së shërbimeve operative, një lloj aneksi i CIA-s në atë kohë dhe për shkak të detyrës, u bë rezident pranë Shtabit të Përgjithshëm komunist dhe vetë Enver Hoxhës. Sipas hulumtimeve dhe zbulimeve që ka bërë gazetari Peter Lukas, Thomasi u lidh ngushtë më të dhe madje e konsideronte vëlla. Ndërkaq, marrëdhënien e tyre të ngushtë e evidenton edhe historiani Hamit Kaba, në librin “Shqipëria dhe të Mëdhenjtë: Nga Lufta e Dytë Botërore në Luftën e Ftohtë”, me recensentë akademikun asoc. prof. dr. Marenglen Verli dhe prof. dr. Ksenofon Krisafi. Pavarësisht se prof. Kaba nuk e analizon këtë marrëdhënie në aspektin intim, ai evidenton se “dokumentacioni i kohës tregon se bashkëjetesa ndërmjet Enver Hoxhës dhe Thomas Stephanit ka qenë nga më normalet”. Krejt ndryshe nga çfarë ka shkruar Enver Hoxha në librin e tij “Rreziku anglo¬amerikan për Shqipërinë”, ku tregon me përçmim për Thomas Stephanin, sikur ta kishte pasur armik dhe jo mik. Për të faktuar se Enver Hoxha ka qenë shumë i afërt me Thomasin, pavarësisht se gjatë Luftës së Ftohtë do të ndryshonte version, vlen edhe gazeta “Bashkimi”, e datës 29 shtator 1945, ku shkruhet se “në ceremoninë e organizuar në Hotel Dajti, për nder të Misionit Ushtarak Amerikan që po largohet nga Shqipëria, u dekoruan disa nga anëtarët e tij, si: Kapiten Thomas Stephan, toger John O’Keefi, toger Nick Cooky dhe kaporal Geroge Routis”. Për më tepër, rreth misionit të kapiten Thomas Stephanit dhe marrëdhënieve të tij me Enver Hoxhën, ju sjellim më poshtë disa pjesë të shkëputura nga libri i historianit Hamit Kaba…
HAMIT KABA
PJESË NGA LIBRI “SHQIPËRIA DHE TË MËDHENJTË: NGA LUFTA E DYTË BOTËRORE NË LUFTËN E FTOHTË”
SHBA- të dërguan misione ushtarake në Jugosllavi, Greqi dhe në Shqipëri, në verën dhe në vjeshtën e vitit 1943, të cilët kontribuuan dhe ndihmuan në rritjen dhe fuqizimin e rezistencës së popujve të këtyre vendeve dhe në koordinimin e luftës së tyre me operacionet e aleatëve. Duhet të vëmë në dukje se rolin kryesor në Ballkan e kishte SEO britanike, për shkak të objektivave të saj në politikë, të cilët ishin bërë prezentë më herët në këtë rajon. OSS, siç shkruan Kermit Roosvelt në parathënien e botimit: The Secret Ëar Report of the OSS, ishte në shumë raste e huaj për mendimin dhe eksperiencën amerikane, madje edhe për instinktin amerikan. Por të kufizuar ishin edhe objektivat e saj, e cila duhej të zhvillonte propagandë, të mblidhte dhe analizonte informacionet, dhe në raste të caktuara do të zhvillonte një luftë jo ortodokse, e cila do të përfshinte edhe sabotimet, luftën psikologjike, luftën guerilje dhe mbështetjen e fshehtë të grupeve të rezistencës… Kontributi i SHBA-¬ve u materializua me dërgimin në Shqipëri të Misionit të vet Ushtarak, në nëntor 1943, i cili krahas misioneve britanike, ndihmoi aktivisht luftën e popullit shqiptar kundër pushtuesit gjerman dhe, në njëfarë shkalle, edhe afirmimin e saj ndërkombëtar.
Regjimi komunist i vendosur në Shqipëri pas luftës nuk ishte i interesuar të vlerë¬ sonte dhe evidenconte rolin e misioneve amerikane gjatë LDB, për arsye tashmë të njohura. Në të kundërt, Enver Hoxha në kujtimet e tij e ka minimizuar, përgojuar dhe keqinterpretuar rolin e Misionit Ushtarak amerikan në Shqipëri dhe në veçanti drejtuesin kryesor të saj, oficerin amerikan me origjinë shqiptare, Thomas Stephan, i cili gjatë luftës ishte i atashuar pranë Shtabit të Përgjithshëm të UNÇL dhe vetë Enver Hoxhës. Dokumentacioni i kohës tregon se bashkëjetesa ndërmjet Enver Hoxhës dhe Thomas Stefanit ka qenë nga më normalet. Ndarja e pasluftës dhe mentaliteti i Luftës së Ftohtë, me sa duket e kanë bërë punën e tyre edhe në këtë rast. Megjithëkëtë, në masën e thjeshtë të popullit dhe të një pjese të inteligjencës shqiptare u ruajtën konsiderata pozitive dhe mirënjohje për Misionin amerikan në Shqipëri, për SHBA¬-të dhe ndihmën e dhënë pre saj, në një periudhë të vështirë të vendit. Për t’u njohur me një histori tjetër, të painfektuar nga interpretimet e kohës së pasluftës, neve na vijnë në ndihmë sidomos dokumentet arkivore, të cilat na sjellin një histori “të arkivuar” të ngjarjeve të shkuara, të cilat tashmë janë hapur pothuajse në mënyrë të plotë në Lindje, por edhe në Perëndim.
MISIONI AMERIKAN NË SHQIPËRI, 1943-1944
Misionet amerikane të OSS¬së në Jugosllavi, Greqi dhe Shqipëri u mundësuan nga marrëveshjet e arritura ndërmjet drejtuesve të lartë të OSS¬së dhe SOE¬së britanike, të arritura në qershor të vitit 1942 dhe në gusht 1943. Deri në vjeshtën e 1943¬shit, rolin drejtues do ta kishte SEO¬ja britanike, ndërsa nga tetori i vitit 1944, misionet amerikane të OSS¬së ishin më të pavarura në aktivitetin e tyre. Ardhjes së misionit të parë amerikan në Shqipëri, i parapriu një studim gati 200 faqe për Shqipërinë, i hartuar nga kapiteni David De Bardeleben, shef i Grupit Planifikues të OSS¬së. Në dallim nga të dy vendet fqinje, qeveritë në mërgim, të cilat ishin të njohura nga të tre aleatët e mëdhenj, Shqipëria nuk kishte ndonjë qeveri të njohur prej tyre dhe, më kryesorja, nuk bënte pjesë në listën e vendeve që përfitonin nga program “Lend Lease”, i nënshkruar nga Presidenti Roosevelt, për të përfituar mbështetje dhe ndihma nga SHBA¬të.
Shqipëria nuk konsiderohej gjithashtu një vend jetësor për interesat amerikane. Sidoqoftë, kjo pengesë u kapërcye përmes argumentimit se qeveria amerikane nuk e kishte njohur pushtimin italian të Shqipërisë, dhe se kjo e fundit kishte vlera të veçanta strategjike, duke u konsideruar si kyç i Adriatikut. Projekti i Shqipërisë u miratua nga gjenerali Donavan, drejtor i OSS¬së. Programi i OSS¬së për Shqipërinë parashikonte detyra të tilla, si: Ndërprerja e linjave gjermane të komunikimit, furnizimi i grupeve guerile, goditjen e moralit të kuislingëve, shkatërrimi i depove të furnizimit të gjermanëve etj. Sidoqoftë, duke mos qenë në listën e “Lend Lease”, Shqipëria nuk mundi të përfitonte furnizime dhe armatime të rënda, si anije lufte, atelieri etj…
Anëtarët e parë të Misionit OSS për Shqipërinë, me emrin e koduar ERIK, zbritën në bregdetin shqiptar në Karaburun të Vlorës, më 17 nëntor 1944 dhe qëndruan në zonën e kontrolluar nga Balli Kombëtar për një periudhë gati 6¬mujore. Në mars 1944, në Shqipëri do të vinte një mision tjetër amerikan, dhe kështu në mënyrë graduale do të shtohej numri i amerikanëve të OSS¬së në Shqipëri. Më 13 mars 1944, erdhi në Shqipëri edhe togeri dhe më pas kapiteni i Ushtrisë amerikane, me origjinë shqiptare, Thomas Stephani, i cili në verë të 1944¬s u atashua pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Thomas Stephan qëndroi për një kohë të gjatë pranë Enver Hoxhës.
Misioni i dytë me emrin e koduar BESA u shpërnda pranë forcave ushtarake të Lëvizjes Nacionalçlirimtare, duke përfshirë edhe disa divizione dhe njësi partizane. Disa nga anëtarët e Misionit Amerikan të kohës së luftës, përfshirë edhe Thomas Stephan¬in, qëndruan në Shqipëri deri më 29 shtator 1945 dhe në pragun e largimit nga Shqipëria, disa prej tyre u larguan nga vendi… Kërkesës së FNÇL¬së për ta njohur zyrtarisht qeverinë e dalë nga Kongresi i Përmetit, qeveria amerikane do t’i jepte përgjigje negative, sepse, sipas saj, ajo nuk ishte qeveri që përfaqësonte gjithë shqiptarët as në linjën vertikale dhe as atë horizontale. Autoriteti i saj shtrihej kryesisht në zonat e Jugut dhe të Shqipërisë së Mesme. Amerikanët u ruheshin prononcimeve dhe mbështetjes së një grupi rival në vend, sepse kjo do të influenconte mbi të ardhmen politike të vendit. Politika amerikane bazohej në konsiderata të natyrës ushtarake dhe këtij kriteri iu përmbajt pothuajse deri në fund të luftës.
Amerikanët u njohën me direktivën e re të Ministrisë së Jashtme të Britanisë së Madhe në lidhje me Shqipërinë, në shtator 1944. Sipas saj, shtete si Shqipëria, Bullgaria dhe Jugosllavia po shtyheshin drejt orbitës sovjetike. Qeveritë e tyre, në kundërshtim me interesat britanike simpatizonin Rusinë Sovjetike. Në këto rrethana propozohej që të tërhiqej mbështetja për Abaz Kupin dhe nacionalistët dhe të ftohej Enver Hoxha për bisedimet me gjeneralin Ëilson në Bari. Hoxha do të ftohej me qëllim që të zbuste qëndrimin ndaj elementëve nacionalistë dhe të zgjeronte bazën e koalicionit të tij. Por sërish shfaqej dyshimi se qeveria mund të mos ishte e aftë dhe për këtë qëllim, mbahej rezervë figura e Zogut. Deri në shtator 1944, amerikanët mbështesnin alternativën e bashkimit të të gjitha grupeve shqiptare të rezistencës për çlirimin e vendit të tyre, duke ndjekur në përgjithësi vijën e propozuar nga britanikët. Por amerikanët në Shqipëri, sipas këshillave të Sekretarit të Shtetit, nuk duhej të lartësonin britanikët duke shfrytëzuar prestigjin e amerikanëve në Shqipëri.
TAKIMI I BARIT
Me gjithë këmbënguljen e përfaqësuesve të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇL-së, që morën pjesë në takimin e Barit në korrik-¬gusht 1944, as amerikanët dhe as britanikët nuk e njohën atë. Thjesht aleatët në këtë periudhë njohën Shtabin e Përgjithshëm të UNÇL-së, si një organizëm ushtarak dhe jo politik, si dhe premtuan ta ndihmonin atë për të rritur efikasitetin luftarak të saj. Këtij qëllimi i shërbeu emërimi i Alan Palmer si oficeri kryesor i Komandës Aleate pranë Shtabit të Përgjithshëm të UNÇL-së dhe dërgimi në Bari i Kadri Hoxhës, si përfaqësues ushtarak i këtij Shtabi. Sidoqoftë, aleatët në këtë periudhë shtuan numrin e personelit të misioneve të tyre, pranë Shtabit të Përgjithshëm dhe në njësitë e mëdha ushtarake, si divizionet etj. Edhe amerikanët e shtuan numrin e personelit të OSS-së në vend dhe ngarkuan toger Stephan¬in si oficer ndërlidhës dhe zbulues për Shqipërinë Jugore dhe Qendrore pranë Shtabit të Përgjithshëm. Marrëveshja e firmosur në Bari, në gusht 1944, e njohu ushtrinë NÇL si të vetmen forcë të organizuar që luftonte me gjermanët.
Përveç karakterit të kufizuar përfaqësues të qeverisë së dalë nga Kongresi i Përmetit apo nga Mbledhja e Beratit, qeveria amerikane, si edhe në rastin e Zogut, nuk dëshironte të paragjykonte zhvillimet e ardhshme të vendit. Në gusht¬shtator 1944, me ardhjen në Shqipëri të misioneve ushtarake të Bashkimit Sovjetik dhe të Jugosllavisë, u forcuan ngjyrimet politike të udhëheqjes së lëvizjes çlirimtare të së majtës shqiptare. Misioni sovjetik, ndonëse nuk pati ndonjë angazhim konkret ushtarak në vend, por thjesht mbeti një mision informativ, u prit shumë më mirë se misionet aleate të demokracive perëndimore. Sidoqoftë, duke njohur realitetin e fundit të luftës dhe shanset e ardhjes në pushtet të qeverisë së FNÇL-së, amerikanët ngarkuan më 15 tetor 1944 kapiten Stephan¬in, që t’i bënte të ditur Hoxhës, se qeveria amerikane pas largimit të gjermanëve do të sillte në Shqipëri një mision tjetër, i cili do të studionte gjendjen në vend dhe do të vendoste në lidhje me hapat e tjerë për njohjen. Duhet të përmendim se Enver Hoxha ishte njohur që më parë për idenë e ardhjes së një misioni tjetër të SHBAve në Shqipëri, përmes Misionit të OSS¬së në Shqipëri.
Por ai i kishte bërë të ditur toger Stephan¬it se ai dhe shtabi i tij nuk dëshironin që në përbërje të tij të kishte qytetarë amerikanë të lindur në Shqipëri, por vetëm nga ata që kishin lindur në Amerikë. Duke komentuar opinionin e Hoxhës, Stephani do të shprehej: “Duket e pamundur për një të lindur në Shqipëri, që mos të ketë ca zgjebje politike”. Për këtë hap, SHBA-të ishin këshilluar me qeverinë e Britanisë së Madhe dhe atë të BRSS-së.