Albspirit

Media/News/Publishing

Arben Ristani: Ish-ministri Tahiri ka tentuar vetëvrasjen

Arben Ristani, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, foli mbrëmjen e djeshme për protestën e opozitës para kryeministrisë. Ai tha se me LSI janë në një bashkëpunim opozitar dhe jo në një ndarje pushteti. Sipas tij, të bashkohesh kundër Edi Ramës dhe pushtetit të tij, që është e keqja e madhe që kemi përpara, nuk ka asgjë të keqe. Po ashtu, Ristani në studion e syri.net foli edhe për ish-ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri, duke u shprehur se ai është shëmbëlltyra e Rilindjes dhe çështja e hetimit të tij nuk është si ato që mund të mbyllen duke thënë se çudia më e madhe 3 ditë zgjat.

Ata erdhën duke uzurpuar dhe zhbërë policinë e shtetit, sollën të gjithë të larguarit, përfshi këtu edhe ata që ishin larguar nga vetë qeveritë e PS-së më parë, rikthyen në detyrë llumin e llumit, me një ministër pa përvojë, me një njeri që ka tentuar vetëvrasjen në rininë e tij. Droga nuk mbillej në Shqipëri pa shtruar rrugën më parë, që policia nuk do të luftonte fenomenin apo nuk do të kishte bashkëpunim me mafian italiane”, – tha Ristani.

Please follow and like us: