Albspirit

Media/News/Publishing

Fjalët në ditar, që u bënë shkak për dënimin e Alida Hiskut

Kastriot Dervishi publikoi një status në rrjetet sociale, ku rrëfen për herë të parë fjalët që këngëtarja Alida Hisku shkruajti në ditarin e saj, gjatë një udhëtimi në Konispol, ku nxinte kushtet e akomodimit. Janë këto fjalë të zbuluara që më pas do të çonin në dënimin dhe largimin e Alida Hiskut nga skena.

Alida Hisku zhvilloi praktikën mësimore në Konispol nga data 19.5.1982 deri më 12.6. 1982. Ajo bënte pjesë në grupin e katërt të vitit të parë të Shkollës së Partisë. Guxoi të shkruajë disa të vërteta. Fjalët që ka shkruar në në ditarin e saj të kallëzuar te pedagogët, kanë qenë:

-Hipëm në tren në orën 5.30 për tu nisur në skëterrë.

-Vajtëm në Konispol dhe hëngrëm bukëzezën.

-Hëngra drekën si menuja e burgut dhe tani e shtrirë mbi këtë qivur të mykur.

-Ky krevati është si i lagur dhe vjen era myk, megjithatë jam detyruar të fle me të.

-Shkuam në një mbledhje budallenjsh që zgjati gjithë ditën si për inatin tonë.

-Më duket vetja sikur më kanë sjellë në riedukim”.

Please follow and like us: