Ibrahim Hajdarmataj: Një libër me vlera për mësuesit, nxënësit dhe komunitetin
Shtypëshkronja Filara në Tiranë botoi librin “Komunizmi përmes dokumentave arkivore”, Represioni në periudhën e vetizolimit(gjysma e dytë e viteve 1970 dhe gjysma e parë e viteve1980).
Një botim i institutit për Demokraci Media dhe Kulturë –IDMC.
Projekti është mbështetur nga fondacioni Konard Adenauer (KAS).
Komuniteti, mësues, nxënës janë pak të informua për periudhen e komunizmit, sepse edhe botime profesionale të dokumentave janë të pakta. Kështu në tekstet e përditshme të shkollave mungojnë. Duke shfletuar faksimile dokumentash origjinale, kështu nxënësit njihen me forma të ndryshme raportimi dhe komunikimi brenda Parti-Shtet, koncepte, figura, ngjarje, mentalitete të kësaj periudhe si dhe vlerën e këtyre burimeve.
Hapet një dritare jeshile për brezat e rinjë të lindur pas viteve 1990 për diktaturën.
Për këtë botim kontribuan Anila Beshaj, mësuese e Historisë Kolegji “New York”Tiranë; Aida Spaho, mësuese e Historisë, 9-Vjeçare “Hillary Clinton”, Kamëz; Antonela Tako, mësuese e historisë, gjimnazi “Themistokli Gërmenji”, Korçë; Brunilda Salaj, mësuese e historisë, 9-Vjeçare “Hasan Prishtina” Tiranë; Eljona Plaku, mësuese e historisë, 9-Vjeçare “Rreze Drite” Berat; Florenca Stafa, mësuese e historisë, 9-Vjeçare “Sulë Misiri”, Elbasan; Gentian Dedja, mësuese e historisë, gjimnazi “Dhaskal Todri”, Elbasan; Mira Kuçi, drejtoreshë gjimnazi, mësuese e historisë, shkolla e mesme e bashkuar “Bedri Llagani” Vaqarr; Mirela Novruzaj, mësuese e historisë, gjimnazi “Petro Nini Luarasi”, Tiranë dhe Vojsava Kumballa, drejtoreshë, mësuese e historisë, gjimnazi “Isa Boletini”, Vorë.
Libri është i ndarë në 11 kapituj, për mendimin tim kapitulli më i rëndësishëm është “Rëndësia e mësimit të historisë në shkollë dhe metoda të mësimëdhenies”.
Si dhe pjesa “Dokumente arkivore”. Janë mjaft tërheqës pjesët e shkruara:
1-Gjyqi kundër “kulakëve” të Lapardhasë në vitin 1976.
2-Kontrolli i “elementëve të deklasuar”në Tiranë
3-Qarkore e KQ Të PPSH për komitetet e PPSH të rreparteve ushtarake.
4-Evidentimi dhe kontrolli i “Kontigjenteve armiqësore e keqëbërëse”.
5-Masat e PPSH për fshehjen e kampeve të punës të të burgosurve përpara grupeve të vizitorëve të huaj.
6-Komentet e “elementit armik”pas zyrtarizimit të prishjes së marrëdhënjeve me Kinën.
7-Diskutimi i Sekretarëve të KQ Të PPSH mbi trajtimin e të burgosurve të amnistuar në vitin 1982 .
8-Fjalimi i Ministrit të Brendëshem Hekuran Isai mbi kriminalitetin.
9-Njoftimi i Prokurorisë së Përgjithshme mbi gjëndjen e të internuarve dhe të dëbuarve në vitin 1984.
Ky libër ka bashkëautor Dr. Jonila Godole, Dr.Mag Idrit Idrizi, MA dhe MA Fatmiroshe Xhemalaj.